Naim Mataj, xhaxhai i 33-vjeçarit të vrarë në Dragoç të Postribës ka thënë se Ramazan Mataj nuk ka pasur asnjë konflikt.

Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se 33-vjeçari ishte kthyer nga Belgjika prej më shumë se 1 viti dhe kohët e fundit punonte në sektorin e ndërtimit në Ulqin.

Gjatë fjalës së tij, Naimi ka thënë se vendi ku ka ndodhur ngjarja me shtëpinë e viktimës kishte një distancë prej rreth 1 kilometri.

Prononcimi i plotë i Naim Mataj lidhur me vrasjen e nipit të tij, Ramazan Matajt:

Pyetje: Kur e ke marrë vesh për ngjarjen?

Naim Mataj: Ngjarjen e kemi marrë vesh tani në mëngjes.

Pyetje: A ka pasur probleme, a keni pasur dijeni?

Naim Mataj: Kërkund! Asnjë problem nuk e ka pasur.

Pyetje: Ku ka jetuar?

Naim Mataj: Në Dragoç.

Pyetje: A ka jetuar ndokund më përpara?

Naim Mataj: Po, përpara ka jetuar në Belgjikë, ka 1 vit e sa, por tani ka punuar në Mal të Zi. Ka punuar në Ulqin, mjeshtër në ndërtim.

Pyetje: A keni qenë në dijeni të ndonjë problematike?

Naim Mataj: Absolutisht! Ne nuk kemi fare. Ne e kishim ruajtur barkun e shpinën, por nuk kemi pasur me askënd.

Pyetje: A keni dëgjuar krisma mbrëmë?

Naim Mataj: Jo, nuk kemi dëgjuar. Por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat.

Pyetje: Sa larg e ka shtëpinë viktima nga vendi i ngjarjes?

Naim Mataj: 1 kilometër.

Pyetje: A keni ndonjë apel ndaj strukturave të shtetit?

Naim Mataj: Apeli që keni prej Policisë, Policia nuk na la që ta shohim kufomën. Të paktën duke hyrë në ambulancë të na lilnte që ta shikonim.

Pyetje: A dyshoni ndokund?

Naim Mataj: Jo, ne nuk dimë asgjë fare. Nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd.

Pyetje: Sa fëmijë janë në familje?

Naim Mataj: 2 djem dhe 1 vajzë.

Pyetje: A ka qenë i martuar?

Naim Mataj: Jo.

Pyetje: Vëllai tjetër ku ndodhet?

Naim Mataj: Në Belgjikë.

33-veçari Ramazan Mataj u qëllua për vdekje me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz” që drejtohej prej tij mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Dragoç.


/tvklan.al