Demokratët janë të bindur se diaspora do të bëjë ndryshimin me votën e saj në 11 Maj. Nga Belgjika ku u takua me shqiptarë të diasporës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ftoi emigrantët të regjistrohen në këto zgjedhje.
“Çdo shqiptar i ka sytë sot tek ju dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin e diasporës. Jemi para një momenti historik, është koha që këtë të keqe ta ndalim”, u shpreh Flamur Noka.
Noka kërkoi angazhim maksimal të diasporës, teksa akuzoi maxhorancën se po bën gjithçka për të mos lejuar emigrantët të votojnë me dokumenta të vendeve ku ata jetojnë.
“Deri në 4 Mars po bëjnë gjithçka për t’ua pamundësuar, sensibilizohuni çdo shqip në diasporë vota është akt madhor ai që ju përzuri nga Shqipëri dhe do ta përzine nga qeveria. Çdo shqiptar duhet të votojë pavarësisht pasaportës së tij, pavarësisht nëse e ka shqiptare apo belge angleze apo amerikane”, tha Noka.
Numri dy në selinë blu prezantoi edhe programin ekonomik të Partisë Demokratike, në themel të të cilit tha se qëndron vendosja e minimumit jetik, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe rishpërndarja e të ardhurave për shqiptarët.
Tv Klan