Për rreth dy orë pati shkëputje të energjisë elektrike në Durrës, Lushnje, Berat dhe Fier. Në Vlorë, raportohet se nuk pati drita për 30 minuta. Tanimë, mësohet se energjia elektrike është rikthyer pjesërisht në këto zona.


Burime për Klan News bëjnë me dije se shkak u bë një defekt në linjën e tensionit të lartë në Berat. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e OSHEE-së, ndërsa grupet e punës ishin në terren.

Gazetarja Anila Sefa ka siguruar edhe një video nga Fieri, ku qyteti ishte plotësisht në errësirë.


/tvklan.al