PËRDITËSIMI I FUNDIT – ORA 00:07
Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e saj të pestë, teksa qindra vetë janë raportuar të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur. Fokusi i ditës së sotme është takimi në Bjellorusi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës. Kievi vijon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase, të cilët nuk kanë lejuar avancimin e ushtrisë rusë.
◾Rusia dhe Ukraina u takuan këtë të hënë në Bjellorusi, pranë kufirit ukrainas në rajonin Gomel. Pas 6 orësh, palët mbyllën bisedime. Raundi i dytë i bisedimeve pritet të zhvillohet në ditët në vijim.
◾Kievi vazhdon të mbetet në duart e forcave ukrainase, ushtria ka hasur në rezistencë të fortë.
◾ Luftime të ashpra në Kharkiv, Rusia synon të marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh në Ukrainë.
◾Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete, mes tyre edhe Shqipëria. Vendimi vjen nje ditë pasi BE i mbylli hapësirën ajrore kompanive ruse.
◾Banka Qëndrore Ruse ka rritur normat e interesit pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
◾Koreja e Jugut i bashkohet sanksioneve për të nxjerrë Rusinë nga sistemi bankar SWIFT.
◾Presidenti ukrainas Zelensky i konsideron si vendimtare 24 orët e ardhme për Ukrainën.
◾Putin përmendi armët bërthamore, ministri anglez: E bën për shpërqëndrim, edhe Britania është fuqi bërthamore.
◾Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqjen e forcave ruse.
◾Ukraina kërkon të anëtarësohet urgjentisht në Bashkimin Evropian.

Zelensky heq vizat për të huajt që duan të luftojnë kundër Rusisë
Presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një dekret që heq përkohësisht kërkesën për viza për çdo të huaj që dëshiron t’i bashkohet Ukrainës për të luftuar krah saj kundër trupave pushtuese ruse.
Dekreti i Volodymyr Zelensky hyn në fuqi nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për sa kohë të jetë në fuqi ligji ushtarak.
Ligji ushtarak është vendosja e përkohshme e kontrollit të drejtpërdrejtë ushtarak të funksioneve normale civile ose pezullimi i ligjit civil nga një qeveri, veçanërisht në përgjigje të një emergjence të përkohshme ose në një territor të pushtuar.
Mediat britanike raportuan gjatë kësaj të hëne për një grup britanikësh që ishin paraqitur në ambasadën e Ukrainës në Londër, duke pyetur sesi mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

Pamjet satelitore: Një autokolonë e madhe ruse drejt Kievit
Imazhet satelitore tregojnë një autokolonë masive ruse që përparon drejt Kievit.
Fotot, sipas asaj që shkruan BBC, janë shkrepur gjatë paradites në Ukrainë. Ato tregojnë njësitë ushtarake ruse pranë aeroportit Antonov, rreth 27 km nga qendra e kryeqytetit.
Sipas Maxar Technologies, kompania që publikoi fotot, karvani është rreth 27 km i gjatë dhe ka qindra automjete të blinduara, tanke, artileri dhe mjete mbështetëse logjistike.

Në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, fotografitë satelitore tregojnë automjete të blinduara të shkatërruara dhe një urë të dëmtuar pranë Irpin dhe Stoyanka.

Zelensky bën thirrje për zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë
Në 5 ditë luftë, Rusia ka lëshuar 56 raketa dhe 113 raketa të komanduara në territorin ukrainas, tha mbrëmjen e kësaj të hëne presidenti Zelensky.
“Ne duhet të konsiderojmë një mbyllje të plotë të qiellit për raketat, avionët dhe helikopterët rusë”, tha ai sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Ukrainës, Ukrinform.
Teksa bëri thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, presidenti nuk specifikoi se kush duhet ta sigurojë këtë. Zelensky tha po ashtu se bisedimet për paqe që u mbajtën këtë të hënë, nuk i ndaluan bombardimet ruse në qytetet e Ukrainës.
Ai dënoi po ashtu rolin e Rusisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se një vend që kryen krime lufte nuk duhet të lejohet të mbajë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja ukrainase në SHBA: Rusia ka përdorur bombë termobarike
Ambasadorja ukrainase në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaron se Rusia ka përdorur një bombë me vakum gjatë ditës sotme në Ukrainë. “Ata përdorën bombën me vakum sot, e cila është e ndaluar nga konventa e Gjenevës”, u tha Oksana Markarova gazetarëve.
Lajmi përcillet nga Sky News dhe BBC megjithatë momentalisht nuk ka të dhëna të tjera. Frika e përdorimit të një bombe të tillë ka disa ditë që qarkullon.
Bomba me vakum, e quajtur gjithashtu armë termobarike, funksionon duke thithur oksigjen rreth e rrotull, për të krijuar shpërthime të fuqishme dhe me temperatura të larta.

BE, sanksione për njerëzit më të pushtetshëm rusë
Bashkimi Europian ka nisur një valë të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë. Të hënën, BE publikoi një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione.
Lista përfshin:
-Sekretarin për shtyp të Kremlinit, Dmitry Peskov
-Alexander Ponomarenko, kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
-Igor Sechin, CEO i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
-Nikolay Tokarev, CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
-Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus
BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila raportohet se ka ndihmuar në aneksimin e Krimesë në 2014.

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Kharkiv
Me dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, thonë zyrtarët.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë raketat që binin në këtë qytetet. Më herët Rusia ka mohuar si po shënjestronte zonat e banuar.
Tym i zi mund të shihej që dilte edhe nga një qendër tregtare në qytetin e Chernihiv, që ndodhet në veri të Ukrainës.

Misioni gjerman i NATO-s dërgon Tornado-t në Detin Baltik
Gjermania do të dërgojë avionë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar, në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik. Lajmi u bë i ditur nga misioni i gjerman i NATO-s.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin tha se momentalisht nuk mund të jepte detaje për shkak të sigurisë operacionale, raporton Reuters.
Më herët gjatë ditës së sotme, Marina Gjermane shpërndau 6 luftanije të tjera, 4 prej të cilave në Detin Baltik.
*Misionet e zbulimit janë misione aktive që kanë të bëjnë me armikun, terrenin ose motin. Këto misione kanë si qëllim të zbulojnë pozicionin, pengesat dhe rrugët e armikut.

Vijojnë sulmet me raketa në rajonin e Kievit
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha mbrëmjen e kësaj të hëne se sulmet ruse me raketa kanë goditur ndërtesa banimi në rajonin e Kievit.
Të paktën 3 ndërtesa 5 katëshe janë shkatërruar nga sulmi me raketa të ndodhura rreth 3 orë më parë.
Një zëdhënës i Shërbimit Shtetëror të Emergjencës për rajonin tha se po kërkohej për të paktën dy persona të zënë nën rrënoja në qytezën e Bila Tserkva. Megjithatë BBC shkruan se nuk ka mundur ta verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.

Macron do të vijojë bisedimet me Putin
Presidenti francez Emmanuel Macron bisedoi më herët gjatë kësaj të hëne me presidentin rus Vladimir Putin, duke këmbëngulur që të shpallë armëpushimin dhe të shmangë goditjen e civilëve.
Pas bisedën, Macron tha se Putin kishte dhënë sinjale se ishte i gatshëm që të ndalonte të gjitha sulmet ndaj civilë. Presidenti francez shtoi se kishte sugjeruar që liderët të qëndronin në kontakt gjatë ditëve në vijim.
With discussions starting between the Russian and Ukrainian delegations, I asked him to stop all strikes and attacks on civilians and residential areas, preserve all civilian infrastructure and secure main roads. He confirmed his willingness to commit to these points.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) February 28, 2022

Gjykata e Hagës do të hetojë pushtimin rus
BBC raporton se Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer si krimet e dyshuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit”, tha Karim AA Khan, prokuror në këtë gjykatë.
“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë po ashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime, të kryer nga çdo palë në konflikt, në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha ai.

Biden: Amerikanët nuk duhet të shqetësohen për luftë bërthamore
Presidenti amerikan Joe Biden i tha kombit të tij që të mos shqetësohen për një luftë të mundshme bërthamore. Reagimi erdhi pasi Rusia i vendosi të dielën forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë.
Ky veprim u dënua ashpër nga Perëndimi, megjithatë që nga ai moment nuk ka pasur përshkallëzime të tjera. Më herët, SHBA tha se nuk kishte arsye për të ndryshuar nivelin e saj të alarmit bërthamor.

Rusia: 12 diplomatë të OKB janë urdhëruar të largohen nga SHBA
I dërguari i Rusisë në OKB thotë se 12 diplomatë rusë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë urdhëruar që të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas asaj që shkruan Sky News, diplomatët janë urdhëruar që të largohen nga vendi deri më 7 Mars.

8 vende thonë se Ukraina duhet të futet menjëherë në BE
Një deklaratë e përbashkët është firmosur nga liderët e Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ata thonë se Ukrainës duhet t’i lejohet anëtarësimi i menjëhershëm në Bashkimin Europian.
Reagimi i këtyre shteteve vjen pas kërkesës që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i drejtoi BE, ku kërkonte aplikimin e procedurave të reja për anëtarësim, për të pranuar Ukrainën.
Mbyllen pa rezultat bisedimet Rusi-Ukrainë
Në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë, delegacionet e Kievit dhe Moskës u ulën në bisedime. Për më shumë se tre orë delegacionet diskutuan në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë ku synimi kryesor ishte ulja e tensioneve dhe hapja rrugë së zgjidhjes me dialog të krizës ukrainase. Pala ukrainase vuri si kusht për vazhdimin e bisedimeve, armëpushimin e menjëhershëm. Përfaqësuesit e Kievit po ashtu kërkuan edhe tërheqjen e trupave Ruse nga Ukraina.
Moska nuk ka pranuar të shpallë qëndrimin e saj teksa në takim është folur për arritjen e një marrëveshje që do të kishte interes dypalësh. Pasi bisedimet kanë përfunduar përfaqësuesit e të dy vendeve janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime. Siç bëhet e ditur do të ketë një “raund tëdytë bisedimesh” mes Moskës dhe Kievit në ditët në vijim i cili do të mbahet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë sipas agjencive ruse të lajmeve.
Nga pala ukrainase, pjesë e takimit ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm. Ndërsa Moska ka dërguar ndër të tjerë edhe një këshilltar të presidentit Putin. Analistët perëndimorë nuk kishin pritshmëri të shumë nga ky takim, veçanërisht pas vendimit të Vladimir Putinit për të vënë në gatishmëri mbrojtjeje gjithë arsenalin bërthamor.
Përpjekjet për intensifikimin e diplomacisë për sa i përket krizës nuk i ka ndalur as presidenti francez Emmanuel Macron. Sipas një deklarate zyrtare nga Pallati i Elizesë bëhet me dije se presidenti francez ka pasur një bisedë telefonike të gjatë me homologun e tij Rus, Vladimir Putin. Macron i ka kërkuar Putinit që të ndalojë luftën dhe të ketë një armëpushim të menjëhershëm.
Ndër të tjera kërkesat e presidentit francez kanë qenë që gjatë kohës së negociatave të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe shtëpive të tyre të ndaleshin duke ruajtur kështu infrastrukturën dhe rrugët kryesore. Sipas pallatit të Elizesë Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u angazhuar mbi këto tri kërkesa, por tha se janë ushtarët ukrainas që po sakrifikojnë civilët.
Dita e pestë e sulmit rus në Ukrainë
Sulmi intensiv i ushtrisë ruse, veçanërisht për marrjen e Kievit dhe Harkivit nuk ndalet, teksa konflikti ka hyrë në ditën e pestë. Shpërthimet në zonat periferike ku luftohet janë të dukshme nga tymi që ngrihet orë pas ore. Natën e kaluar, bombat nuk kursyen as pallatet e banimit që strehojnë civilë. Numri i të vdekurve mes civilëve ka arritur në 352 dhe janë plagosur 1 684 të tjerë. Mes viktimave ka edhe 14 fëmijë, e të plagosur 116 të tjerë.
Rezistenca e ushtarëve ukrainas po u shkakton rusëve dëme të konsiderueshme. Ministria e mbrojtjes në Kiev flet 5300 ushtarë rusë të vrarë që prej të Enjtes së kaluar. Moska për të parën herë pranoi humbjet e mëdha gjatë sulmit në Ukrainë, por nuk konfirmoi shifrën e viktimave. Me qindra janë edhe ushtarët ukrainas të vrarë. Një ndihmë e vyer ushtarëve ukrainas u ka ardhur nga dronët e sofistikuar Bajraktar, të ardhur nga Turqia, që kanë shkatërruar dhjetëra autokolona të ushtrisë ruse.
Sakaq, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov njoftoi marrjen nën kontroll impiantit bërthamor të Zaporozhjes në jug të Ukrainës, ndër më të mëdhenjtë në Europë për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë dhe ky është fillimi i fundit për Putin”
Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë dhe ushtarët e vendit janë po aq heroikë sa James Bond, tha për Sky News një ish-ambasador i Ukrainës në BE. Kostiantyn Yelisieviev u shpreh: “Ukraina pa asnjë dyshim që do të mbijetojë. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.
“I gjithë kombi është i bashkuar, i gjithë kombi po lufton. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të gjitha forcat politike, e gjithë shoqëria, të jenë të bashkuar. Çdo dritare, çdo shtëpi, çdo rrugë, do të jetë ferr për agresorin, për pushtuesit”.
Ai shtoi se Putin nuk ka mundur të arrijë qëllimin e tij dhe shprehu mirënjohje për partnerët perëndimorë të Ukrainës.
“Ka një luftë jo vetëm për Ukrainën, ka një luftë për liri për të gjithë Europën.” Ish-ambasadori vijoi më tej duke krahasuar çdo ushtar ukrainas me James Bond dhe duke thënë se ata janë heronj. Sipas Yelisieviev, Putin ka bërë një gabim të madh dhe pushtimi i Ukrainës është fillimi i fundit për regjimin e liderit rus.

Biden, telefonatë me liderët Perëndimorë
BBC raporton se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka biseduar në një telefonatë me aleatët mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.
Pjesë e telefonatës ishin Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau; Presidentja e KE-së, Ursiula Von Der Leyen; Presidenti i KiE, Charles Michel; Presidenti francez, Emmanuel Macron; kancelari Olaf Scholz; Kryeministri i Italisë, Mario Draghi; kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida; Serektari i Përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg; Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda; Presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe kryeministri britanik Boris Johnson.
Deri më tani në media nuk është publikuar ndonjë detaj për bisedat mes liderëve.

Rusia i ankohet SHBA për protestat pranë ndërtesave diplomatike
Rusia ka bërë një ankesë për protestat “armiqësore” pranë objekteve të saj diplomatike në SHBA. Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov i kërkoi Washington-it që të garantonte sigurinë e stafit të tij diplomatik kur u takua me ambasadorin amerikan Johny Sullivan në Moskë.
Turma të mëdha janë mbledhur jashtë ambasadave ruse në mbarë botën për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Presidenti rus Vladimir Putin.
Në Londër protestuesit mbanin flamurin dhe simbolet ukrainase dhe në shenjë proteste kanë gjuajtur me vezë dhe gjak fals ndaj ambasadës.

Ministri i Brendshëm ukrainas: Situata është serioze, por e qëndrueshme
Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy pati një prononcim për BBC. I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë, në Kiev dhe qytete të tjera, ai tha:
“Presidenti më pyet çdo ditë, çdo ditë ne koordinojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është serioze, por e qëndrueshme”.
“Po, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të lavdishme të armatosura praktikisht po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Kievi mbetet vendi i goditjeve kryesore…”
“Çdo ditë ne bëhemi gati për çdolloj skenari. Kjo përfshin mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Rojen Kombëtare, policinë kombëtare, shërbimet e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes”.
“Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe për të kapur sabotuesit. Kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev. Gjatë kohës që ata operojnë mund të dëgjohen të shtëna me armë në qytet. Shumë njerëz janë kapur, specialistët thanë po punojnë me ta”.
“Ne jemi qartësisht në kontroll të situatës në qytet në përgjithësi, por për shumë çështje vendimet merren në çdo orë apo minutë…”, tha në reagimin e tij për BBC, Denys Monastyrskyy.

Erdogan paralajmëron mbylljen e ngushticave për anijet ruse
Turqia njeh zyrtarisht Rusinë si shkaktare lufte. Presidenti Erdogan paralajmëroi mbylljen e ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse. Qëllimi sipas tij është ndalimi i përplasjes së armatosur në Ukrainë.
“Jemi të vendosur që të zbatojmë mundësinë që i jep vendit tonë Marrëveshja e Montros për të kontrolluar trafikun e anijeve. Kemi si qëllim që të ulim tensionet në rajon. Ne mbështetim sovranitetin territorial të Ukrainës. Nuk e pranojmë sulmin që Rusia i bën Ukrainës dhe përshëndesim përpjekjet që po bën populli ukrainas për të mbrojtur vendin e vet”, tha ai.
Fajtore për krizën në Ukrainë bën BE dhe SHBA.
“Ky është një tjetër rast që na vërteton edhe njëherë se çfarë shkaktojnë veprimet e pamatura të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve. Ne e kemi provuar vetë diçka të tillë. Kur rrezikohej kufiri ynë nga fqinjët, ata nuk vepruan. Diçka të tillë po e shohim edhe në krizën në Ukrainë”, u shpreh Erdogan.
Erdogan u shpreh se Turqia do të nxjerrë nga kjo situatë përfitimet e saj ndërsa u shpreh se vendi i tij këtë radhë do të jetë në tryezën e zhvillimeve globale dhe jo menu, siç ishte në periudhën e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

UEFA ndërpret bashkëpunimin me Gazprom
Përpos përjashtimit të Rusisë nga turnetë e saj, UEFA ka anuluar marrëveshjet e sponsorizimit edhe me kompaninë ruse, Gazprom. Organi qeverisës i futbollit evropian, ka shtuar se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbulon të gjitha marrëveshjet ekzistuese duke përfshirë UEFA Champions League, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe EURO 2024.
Marrëveshja e sponsorizimit ka qenë në fuqi që nga viti 2012 dhe është raportuar të jetë me vlerë rreth 40 milionë euro në sezon. Gazprom pagoi 32 miliardë dollarë në buxhetin e Rusisë në vitin 2020, çka përbën edhe rreth 6% të të ardhurave buxhetore bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Qeveria ruse dhe kompanitë e kontrolluara prej saj zotërojnë më shumë se 50% të aksioneve në kompani. Gazprom u krijua në 1989 kur Ministria e Industrisë së Gazit të Bashkimit Sovjetik u shndërrua në një korporatë, duke mbajtur shumicën e aseteve të saj. Në vitin 2006 dhe 2009, Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz në Ukrainë, duke shkaktuar mungesa në të gjithë Evropën.

FIFA dhe UEFA pezullojnë klubet dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha kompeticionet
FIFA dhe UEFA kanë pezulluar të gjitha klubet ruse dhe ekipet e saj kombëtare nga kompeticionet ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës. Dy organet më të rëndësishme të futbollit kanë thënë se pezullimi do të jetë në fuqi “deri në një njoftim tjetër”.
“Këto vendime u miratuan sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA, respektivisht dy trupat më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve në lidhje me çështjet urgjente”, tha FIFA në një deklaratë.
Më tej thuhej se, “futbolli është i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me njerëzit e prekur në Ukrainë”.
“Të dy presidentët shpresojnë që situata në Ukrainë të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme dhe shpejt, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për bashkim dhe paqe mes popujve”.

Marina ukrainase: 13 ushtarët në ishullin e Gjarprit janë gjallë
Ushtarët ukrainas të cilët u raportua se u sulmuan në ishullin e Zmiinyi (Gjarprit) janë ende gjallë, sipas një deklarate të postuar në Facebook nga marina ukrainase. “Jemi të lumtur që mësojmë se vëllezërit tanë janë shëndoshë e mirë”, thuhet në postim, raporton BBC.
Ushtarët arritën t’i kundërpërgjigjeshin dy herë sulmeve të pushtuesve rusë, por në fund nuk mundën që ta mbronin ishullin, thuhet në tej në deklaratë.
Marina tha se komunikimi me ishullin ishte ndërprerë totalisht dhe përpjekjet për të arritur tek ta dështuan pasi forcat e armatosura ruse shkatërruan infrastrukturën.
Të premten mediat ndërkombëtare raportuan sesi Ukraina nderoi 13 ushtarët që u tha se kishin mbetur të vrarë teksa mbronin ishullin nga sulmet ruse.
Shpërthime të fuqishme në Kiev
BREAKING: An explosion has been heard in Kyiv with air raid sirens ringing out across Ukraine’s capital amid Russia’s invasion.
— Sky News (@SkyNews) February 28, 2022
Latest: https://t.co/X3flQUBL0r
? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/Pg5mURqOZA
Disa shpërthime kanë ndodhur gjatë minutave të fundit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas asaj që raporton Sky News, prej orës 19:00 me orën lokale, atje kanë nisur sirenat e sulmit ajror. Një reportere në Kiev, Deborah Haynes, ka thënë se ka dëgjuar “një shpërthim të madh”.
Shpërthimet janë konfirmuar edhe nga një tjetër prezantues i Sky News, i cili ka thënë se janë dëgjuar “dy shpërthime të forta”. Në horizont është dëgjuar dhe filmuar një shpërthim tjetër, i cili duket se ka qenë më i forti.
Sirenat që paralajmërojnë një sulm ajror vijojnë të kumbojnë anembanë Kievit, e sipas gazetarëve të jep ndjenjën që dhuna është duke u afruar. Si pasojë e shpërthimeve janë thyer xhamat e dritareve të ndërtesave.

Çfarë arritën bisedimet 6 orëshe Rusi-Ukrainë
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi kanë përfunduar dhe të dyja palët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtejshme, ka thënë për mediat Mikhaylo Podolyak, këshilltari i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Delegacionet ukrainase dhe ruse kanë mbajtur raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe fundin e veprimeve ushtarake në territorin e Ukrainës. Palët kanë shtruar çështjet për diskutim për vendime të përcaktuara. Në mënyrë që këto vendime të kthehen në udhërrëfyes palët po ktehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Ata kanë diskutuar për një raund tjetër negociatash ku këto vendime të vihen në tavolinë,” ka thënë ai të hënën.
Ndërkohë, Sky News raporton se një anëtar i delegacionit ukrainas që ishte i pranishëm në këto negociata tha se ato kishin qenë të vështira dhe pala ruse mbetet “e njëanshme”.
“Pala ruse, për fat të keq, ka ende një pikëpamje shumë të njëanshme për proceset shkatërruese që ka ndërmarrë”, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Raundi tjetër i bisedimeve do të mbahet në ditët në vijim, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse, duke cituar delegacionin rus.
Ndërkohë, momentet e fundit janë dëgjuar tre shpërthime në Kiev.

SHBA: Nuk ka arsye për të ndryshuar nivelin e alarmit bërthamor
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se nuk ka arsye për të ndryshuar nivelin e alarmit bërthamor, pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin që vendi i tij të vendosë armët bërthamore në gatishmëri të lartë.
Ndërkohë, inteligjenca amerikane sugjeron se përparimi kryesor i Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës është ngadalësuar. Trupat mësohet se kanë mundur të përparojnë vetëm 5 km ditën e fundit.
Një zyrtar amerikan tha se forcat ruse synojnë të rrethojnë Kievin në ditët në vijim dhe të afrohen nga disa drejtime. Sipas të njëjtave burime, Rusia është e frustruar nga përparimi i saj i ngadaltë në Kiev dhe mund të rishikojë taktikat për t’u bërë më agresive. Deri më tani, SHBA beson se Rusia ka lëshuar 380 drejt Ukrainës.
Aftësitë e mbrojtjes raketore të Ukrainës mbeten të angazhuara dhe të zbatueshme dhe presidenti ukrainas, e ka ende kontrollin e forcave të tij.
SHBA po i monitoron forcat bërthamore ruse sa më nga afër të jetë e mundur, por ata thonë se nuk kanë parë ndonjë lëvizje që prej urdhrit të Putin.

Ambasadori rus në OKB: Po përpiqemi t’i japim fund luftës, veprimet tona po shtrembërohen
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, ka thënë në Sesionin e Jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Ukraina është përgjegjëse për rrënjët e krizës aktuale.
“Rrënjët e krizës aktuale shtrihen në veprimet e Ukrainës. Për shumë vite ka sabotuar dhe kundërshtuar detyrimet e saj të drejtpërdrejta nën paketën e masave të Minskut. Kohët e fundit ka pasur një shpresë në Kiev se ata mund ta rikonsideronin dhe do të pajtoheshin me atë që nënshkruan në 2018-ën”.
Ai tha se Ukraina nuk është e gatshme për t’u angazhuar në dialog dhe për t’i dhënë status të veçantë Donbasit.
“Kjo përfundimisht na bindi për faktin se ne nuk kemi të drejtë që të lejojmë banorët e Donbasit që të vuajnë më tej”, tha ai.
“Veprimet e Rusisë po shtrembërohen dhe pengohen, numri i lajmeve të rreme është marramendës dhe mediat e rrjetet sociale po i përhapin këto gënjeshtra”.
Rusia e ka akuzuar Ukrainën për genocid dhe që drejtohet nga nazistët, por këto pretendime janë hedhur poshtë. “Federata ruse nuk i nisi këto armiqësi, por i nisi Ukraina ndaj banorëve të vet. Rusia po kërkon që t’i japë fund kësaj lufte”, tha ambasadori rus.

Macron flet me Putin, çfarë kërkon Presidenti i Rusisë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur me Vladimir Putin të hënën dhe i ka bërë jehonë thirrjeve ndërkombëtare për Moskën që t’i japë fund sulmeve në Ukrainë duke theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm. Komunikimin me Putin e ka konfirmuar Presidenca franceze.
Sipas asaj që shkruan BBC, Macron ka kërkuar që Presidenti rus të ndalojë të gjitha goditjet dhe sulmet ndaj civilëve dhe ndërtesave të banuara, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore.
“Putin ka konfirmuar gatishmërinë e tij për t’u angazhuar ndaj këtyre kërkesve”, thuhet në deklaratën franceze.
BBC shkruan se nga ana tjetër një deklaratë e Kremlinit për të njëjtën bisedë deklaron se Putin i ka thënë Macron “se një zgjidhje është e mundur vetëm nëse merren parasysh interesat legjitime të sigurisë së Rusisë, duke përfshirë një njohje të sovranitetit të Rusisë mbi Krimenë dhe një rezolutë për çmilitarizimin dhe denazifikimin e shtetit ukrainas dhe që të ketë një status neutral”.
Franca deklaroi se Macron i ka kërkuar homologut rus që të qëndrojë në komunikim të vazhdueshëm ditët në vijim për të parandaluar një përshkallëzim të konfliktit, dhe për këtë thuhet se Putin ka rënë dakord.
Mbyllen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në kufi me Bjellorusinë kanë përfunduar. Lajmi u bë i ditur nga një prej zyrtarëve ukrainas për agjencinë shtetërore ruse.
Sipas asaj që përcjell Sky News, zyrtarët do të rikthehen në kryeqytetet e tyre respektive për konsultime të mëtejshme, përpara se të mbajnë një raund të dytë bisedimesh.
Presidenca ukrainase tha më herët se këto bisedime synojnë që të vendosin armëpushim dhe që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Ndërsa Kremlini tha se nuk do ta bënte publik qëndrimi e tij. Negociatorët rusë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.
Por perëndimi mbetet dyshues për motivet e Rusisë. Gjithnjë sipas asaj që shkruan Sky News raundi i dytë i bisedimeve do të mbahet në ditët në vijim.

Johnson: Britania krah Ukrainës derisa “qiriri i lirisë të ndizet sërish”
Kryeministri Boris Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë krah Ukrainës derisa “qiriri i lirisë të ndizet sërish, i shndërritshëm në pavarësi dhe liri”.
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar ndihma ushtarake dhe ka vendosur sanksione kundër bankave ruse dhe miliarderëve.
Megjithatë, Britania nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, duke qenë se nuk është anëtare e NATO-s dhe prezenca e tyre do të çonte në një luftë mes Britanisë dhe Rusisë.
Mblidhet për të 11-n herë në histori Sesioni i Jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme në OKB
Ditën e sotme po zhvillohet Sesioni i Jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme. Kjo është hera e njëmbëdhjetë që mblidhet një sesion i jashtëzakonshëm që prej vitit 1956. Natyra e rrallë e këtij takimi thekson shqetësimin e madh rreth krizës.
I pari që mori fjalën në mbledhjen e jashtëzakonshme ishte Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid.
Ai nxiti të gjitha vendet që të demonstrojnë kurajo dhe të përdorin debatin e të mos nxisin retorikën e luftës. Ai u përmendi të 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara se në vitin 1946 Liga e Kombeve u rrëzua si pasojë e dështimit për të pasur një mekanizëm që forcon sigurinë e përbashkët ndërkombëtare.
Në mbledhje ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB ndërkohëqë pritet të mbajnë fjalim dhe më shumë se 100 anëtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara.
Diplomatët presin një votim të mërkurën mbi një projektrezolutë, e cila është ende duke u negociuar. Projektrezoluta është hartuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria që janë bashkëpenëmbajtëse për këtë çështje.
Thirrja e sesionit të Jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme u bë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB nuk miratoi projektrezolutën ku dënohej agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave të saj nga vendi.
Në atë mbledhje, Rusia vuri veton, por në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme pritet që rezoluta të kalojë pasi asnjë vend nuk ka veton. Por në këtë rast, rezoluta nuk është detyruese si në ato që miratohen në Këshillin e Sigurimit.
Sanksionet ndaj Moskës, ndikim negativ në bursa
Sanksionet e rënda ekonomike ndaj Rusisë kanë dhënë efektet e para negative, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi. Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare arriti në 103 dollarë për fuçi, duke pësuar një rritje të menjëherëshme me 5.4%.
Çmimi i transportit të gazit po ashtu u rrit me 24% pasi bursat e disa vendeve përjashtuan tregtimin e gazit rus, në pamundësi për të kyer tregëti pas përjashtimit të Rusisë nga sistemi Suift, më i madhi në botë për dërgesat bankare. Ndikim negativ pritet edhe tek çmimi i ushqimeve. Çmimi i grurit u rrit me mbi 10% brenda 24 orëve duke arritur nivelet më të larta të një viti, pasi Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë.
Banka Qëndrore e Rusisë më tepër se dyfishoi interesat, që arrijnë tashmë në 20% për të minimizuar ndikimin negativ në sanksioneve në rritjen e inflacionit. Rubla ruse brenda ditës 0.4 pikë nga vlera e saj kundrejt dollarit, rënia më e madhe prej të paktën një viti.
Qytetarët në Moskë i tremben ndikimeve negative në ekonomi. Nëpër bankomate ka që tani mungesë parash. Radhë të gjata ka prej dy ditësh para tyre, për të tërhequr para, sidomos nga frika se e një krize të thellë financiare, ku rrezikon të zhytet vendi.
Rënie të vlerës së aksioneve pati edhe për kompanitë europiane që operojnë në aeroportet ruse, ndër të cilat edhe finlandezja Finair, pas bllokimit të hapësirës ajrore nga vendet europiane.
Berisha: Qeveria të dërgojë ndihma në Ukrainë
Pa ekuivok ka mbështetur çdo vendim të qeverisë që është në unison me aleatët e saj strategjik në luftën ndaj agresionit rus, por ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ekzekutivi që me urgjencë të dërgojë ndihma në Ukrainë.
“Mbështes çdo vendim të qeverisë që lidhet me aleancën e Atlantikut, sikundër mbështetjen e vendimeve të BE për Ukrainën, por shpreh keqardhjen time që qeveria shqiptare deri në këtë moment s’ka dhënë ndihmë konkrete veç ndihmës politike të përputhura plotësisht me SHBA e NATO-n. Në çdo rrethanë ngarkesa me fishekë me predha e mortaja me uniforma mund të dërgohen. Shqipëria ka mundësitë e veta për të përballuar agresionin barbar të Rusisë”.
Nga Durrësi ku vijoi fushatën elektorale, Berisha foli me shqetësim edhe për qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë, duke e cilësuar atë kërcënim dhe rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë. Do të theksojmë këtu se ky qëndrim i Serbisë përbën një ndarje të qartë, përfundimtare, politike, të këtij vendi nga rrjedhje e përgjithshme euroatlantike dhe në çdo rrethanë ajo është një aleat potencial për veprime destabilizuese në rajon”.
Zhvillimet në Ukrainë ia lanë vendin atyre të brendshme, ku ish-Kryeministri Berisha tha se në zgjedhjet e së dielës koalicioni “Shtëpia e Lirisë” përfaqësohet me opozitën e vërtetë përballë dyshes Rama-Basha, të cilët i akuzoi se janë bashkë në projektin e Durrësit.
“800 mijë metër katrorë kush po e merr, s’mund teë jetë kush veç Edi Ramës dhe Lul brava”.
Pa akuzuar nuk la edhe kandidaten e Partisë Socialiste Emirjana Sako, e cila sipas tij e ka vendin në bankën e të akuzuarve, pasi ka firmosur jo vetëm për ndërtesat e shembura nga tërmeti në Durrës, por edhe për aferën e inceneratorëve.
“Kjo është e djegur në aferën e djegësave ka dhënë 10 milionë Euro nga djegësat’.
Aspak nuk u kursye edhe ndaj kandidatit të Lulzim Bashëës, Luan Hoti që garon nën siglën e Partisë Demokratike në garën për Bashkinë e Durrësit.
“Kandidati tjetër është Luan monopoli, opozitar me monopol të dhuruar nga qeveria, ne luftuam Vilma Nushin dhe dalim në monopolin tonë”.
Përpara ekspertëve të trashëgimisë kulturore në Durrës, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se pas masakrës që i është bërë qytetit bregdetar qëndron ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, ndaj dhe ai ftoi durrsakët që në 6 Mars të votojnë për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.
Rifillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Më herët, Parlamenti i Ukrainës la të nënkuptohej se bisedimet me zyrtarët rusë në kufirin e Bjellorusisë kishin përfunduar. Por tani ata kanë bërë të qartë se ishte vetëm një pushim dhe raundi i tretë i bisedimeve do të nisë pas pak. Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Ndërkohë Rusia nuk e ka bërë ende të qartë qëndrimin e saj.
Sportistëve rusë dhe bjellorusë iu ndalohet pjesëmarrja në evente
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik iu ka rekomanduar federatave të sportit që atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia t’iu ndalohen kompeticionet në kuadër të pushtimit të Ukrainës.
Në deklaratën e ditës së hënë, bordi ekzekutiv i organizatën shkruan se në rastet kur është e pamundur shmangia e pjesëmarrjes së atletëve, të ndalohet konkurrimi nën emrin e Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Nuk do të shfaqet asnjë simbol kombëtar, ngjyra, flamuj apo himne”, shkruhet në deklaratë.
Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Pas rreth 3 orësh kanë përfunduar bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Takimi mes dy delegacioneve u zhvillua në Bjellorusi.
Ukraina kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Deri tani nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje.
Në vijim priten detaje.
Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete, mes tyre edhe Shqipëria
Rusia ka mbyllur hapësirën ajrore për 36 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Vendimi i Federatës Ruse vjen pas sanksioneve që kanë vendosur vendet e BE, SHBA, Kanada etj.
Kështu, Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga shtete të tilla si Gjermania, Spanja, Italia, Kanadaja etj. Një ditë më parë BE njoftoi se mbylli hapësirën ajrore për kompanitë ruse.
Sanksionet ndaj Rusisë janë vendosur pas sulmit ushtarak që nisi ndaj Ukrainës më 24 Shkurt.
“E lamë babin në Kiev” djaloshi tregon mes lotëve për luftën kundër rusëve
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se po merr raporte për njerëzit që po përpiqen të largohen nga Ukraina me trena.
Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po shqyrton këtë raport, ku konstatohet se 422,000 njerëz ishin larguar nga Ukraina për në vendet fqinje.
Mark Goncharuk është një djalosh nga Kievi i cili po udhëton me një furgon nga kufiri ukrainas mes lotëve ai tregon për babain e tij i cili ka qendruar në vend për të luftuar kundër rusëve.
“Ne e lamë babin në Kiev. Ai do të shesi gjëra dhe do të ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë. Ai mbase edhe do të luftojë. Ne kemi ecur për tre orë dhe ju na shpëtuat. Mendova se do të ecnim për dy ose tre ditë. Unë mendova se do të ecnim gjithë ditën, por ju na ndihmuat ne,” tregon Goncharuk për Reuters. /tvklan.al
Rusia synon të marrë qytetin Kharkiv, luftime të ashpra me raketa dhe bombardime
Absolute destruction and carnage in Kharkiv, Ukraine following reported indiscriminate use of cluster munitions by Russian forces against the city.
— Moshe Schwartz (@YWNReporter) February 28, 2022
Most videos are too graphic to post. But the death toll will significantly rise following this horrible decision. pic.twitter.com/iBOPKwuEFc
Luftime të ashpra zhvillohen në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Në pamjet e publikuara në Twitter, duken sulmet me raketa dhe bombardime në këtë qytet.
Sipas mediave ndërkombëtare, duket se rusët po përpiqen me çdo kusht për të marrë Kharkivin. Bombardimet janë kryer edhe në zona të populluara.
Russia is trying to level Kharkiv, Ukraine’s second largest city, with grad missiles.
— ArianaGic/Аріянॳць (@GicAriana) February 28, 2022
Horrifying footage of residential buildings under relentless attack.
Let’s not wait for this to happen to Kyiv! Help stop this now!#NATOINUKRAINENOW
pic.twitter.com/uZuskUQh93
Dhjetra persona janë vrarë nga sulmet me raketa në këtë qytet. Por shifra të sakta nuk ka ende për shkak të zhvillimeve dhe luftimeve të ashpra.
Ushtria e Ukrainës thotë se ka kontroll të plotë të qytetit, pavarësisht sulmeve me raketa dhe shkatërrimit të një tubacioni gazi në Kharkiv.
Granatat ruse iu marrin jetën dhjetra civilëve në Kharkiv të Ukrainës

Dhjetra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë bombardimeve të rënda ruse në qytetin lindor të Ukrainës. Këshilltari i ministrit të brendshëm të Kievit shkroi në Facebook se trupat e armatosur të Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad.
“Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur. E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!
Akoma nuk është e mundur që të thuhet me saktësi se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë kishin humbur jetën si pasojë e sulmeve, ndërsa 304 të tjerë janë plagosur.
“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime dhe sulmet ajrore. Kam frikë se shifrat reale janë shumë më të larta,” tha Bachlet.
Mjetet e transportit urban në Tiranë “vishen” me flamurin ukrainas
? Buses in Tirana #EYC2022 ??❤️?? pic.twitter.com/icZe5ddJEW
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) February 28, 2022
Transporti urban në Tiranë është solidarizuar me Ukrainën e cila prej 5 ditësh ndodhet nën sulmin ushtarak të Rusisë.
Në fotot e postuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shihen mjetet e transportit urban të linjës Kombinat-Kinostudio kanë vendosur në pjesën e përparme flamurin e Ukrainës.
“Autobusët në Tiranë”, shkruan Veliaj në Twitter.
Facebook dhe Twitter fshijnë llogaritë anti-ukrainase nga platformat e tyre

Facebook dhe Twitter kanë hequr dy llogari dezinformuese që shënjestronin Ukrainën, njëra e lidhur me Rusinë dhe tjetra me Bjellorusinë. Dy operacionet për të eliminuar “influencën e fshehtë” u kryen gjatë fundjavës.
Një prej tyre, një fushatë propagandistike e një faqeje interneti që promovonte pikat e bisedimeve kundër Ukrainës, ishte një degë e një operacioni të njohur dezinformues rus. Një zëdhënës i Facebook tha se përdorte fytyrat e gjeneruara nga kompjuteri për të përforcuar besueshmërinë e shkruesve të rremë në platforma të ndryshme, përfshirë Instagramin.
Operacioni tjetër përdorte llogari të sulmuara kibernetikisht për të shtyrë më tej propagandën anti-ukrainase dhe lidhej me një grup të njohur hakerësh bjellorusë. Specialistët e dezinformimit paralajmëruan se Rusia do të vazhdojë me përpjekjet për të manipuluar ngjarjet e lidhura me Ukrainën, sidomos deklaratat e bëra nga Presidenti rus, Vladimir Putin.
Dy nga grupet më të mëdha të dezinformimit operonin në Rusi si dhe rajonet e dominuara prej saj në Ukrainë, Donbasi dhe Krimea.
Droni i Ukrainës shkatërron sistemin raketor të Rusisë (Pamjet)
ON THE WARPATH: Pulse-pounding moment Ukraine drone destroys Russian missile system. BOOM???? pic.twitter.com/51kqYMAE6V
— ?? ?? ?? ??????, ??? ?. ❼ (@Drelmoatiku) February 28, 2022
Këto janë pamjet e dronit të Ukrainës që ka targetuar dhe shkatërruar sistemin raketator të Rusisë.
Pamjet janë shpërndarë nga komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.
Sulmi është bërë nga dronet e Turqisë, që konsiderohet nga më efektivët në eliminimin e shënjestrave.
Sipas komandantit të forcave ukrainase, sulmi me dron ndaj raketave ruse ndodhi pranë qytetit Malyn, 100 kilometra larg në veriperëndim të Kievit.
Ambasadori i Ukrainës – Metës: Kam përcjellë fjalitë falenderuese nga i gjithë populli ukrainas
Pas vizitës së punës në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë, presidenti i vendit Ilir Meta së bashku me amasadorin ukrainas Volodymyr Shkurov kanë zhvilluar një takim. Pas takimit, Meta dhe Shkurov kanë dhënë një prononcim për mediat.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Ukrainës ka shprehur falenderimin për të gjithë mbështetjen nga vendi jonë ndaj Ukrainës.
Volodymyr Shkurov: Edhe para se të niste konflikti Rusi-Ukrainë kam ndjerë mbështetjen e presidentit Meta. Por edhe pas nisjes së luftës, Zoti President ka qenë ndër të parët që ka shprehur mbështetje për Ukrainën. Sot, gjatë takimit tonë kam pasur mundësi të përcjell falenderimet e presidentit tonë, Volodymyr Zelenskyy ndaj Metës. Në këtë mënyrë kam ndarë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës”, është shprehur ambasadori i Ukrainës.
Meta takon ambasadorin ukrainas në Tiranë: Jemi në krah të Ukrainës dhe Presidentit Zelenski
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilit i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë në luftën me Rusinë.
Meta tha se Shqipëria është në krah të Ukrainës dhe bëri thirrje që lufta të ndalet menjëherë dhe problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë.
“Takova ambasadorin ukrainas për t’i shprehur solidaritetin më të thellë për popullin e Ukrainës, për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre si një popull evropian që ka dhënë aq shumë për lirinë e Europës në të kaluarën por edhe që sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur jo vetëm shtetin e tyre, për të mbrojtur jo vetëm, dinjitetin e tyre kombëtar dhe njerëzor por edhe vlerat më të mira evropiane ndaj jemi në krah të Ukrainës dhe të Presidentit Zelenski, jemi për të shprehur dhe njëherë tjetër ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e pafajshme, gjithë të lënduarit nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.
Natyrisht kemi bërë dhe do bëjmë të gjitha përpjekjet së bashku me vendet demokratike për të nxitur jo vetëm armëpushimin dhe rikthimin e mjeteve paqësore të dialogut dhe bisedimeve të ndalimit të kësaj lufte. Në përpjekjet tona dhe si vend anëtar i NATO dhe si vend që synon të anëtarësohet në BE kanë qenë edhe mbeten të qarta në një linjë të plotë me NATO-n dhe BE.
Dua të falenderoj të gjitha institucionet tona, falenderoj Kryqin e Kuq, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët që kanë shprehur solidaritetin. Ne do të vazhdojmë të jemi në krah të popullit ukrainas, do të marrim përgjegjësitë tona dhe do ndajmë peshën e solidaritetit”, tha Presidenti Ilir Meta.
Çmimet e benzinës shënojnë rekord të lartë në Britaninë e Madhe

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ashtu siç pritej ka ndikuar në rritjen e çmimeve të benzinës dhe naftës. Këtë rritje e ka ndjerë edhe Mbretëria e Bashkuar, ku çmimi mesatar i benzinës shkoi në 1.51 £ për litër, ndërsa nafta u rrit në 1.55 £ për litër.
Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe ndërsa vetëm 6% e importeve në Mbretërinë e Bashkuar vijnë nga Rusia. Ka shqetësime se sanksionet mund të kufizojnë furnizimet në mbarë botën dhe të rrisin çmimet.
Vatikani ofron të ndihmojë bisedimet Rusi-Ukrainë
Vatikani është i gatshëm të negociojë një dialog midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, ka njoftuar Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin.
Parolin, i cili është zyrtari më i lartë i Vatikanit pas Papës Françesk tha për “Corriere della Sera” se beson që “ka gjithmonë hapësirë për negociata. Nuk është kurrë vonë”.
Ai shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmëri për të mundësuar bisedimet me Rusinë, gjithnjë gatipër të ndihmuar partitë të vazhdojnë rrugën e tyre”.
Papa Françesku gjatë meshës të së dielës, foli mbi konfliktin dhe iu kërkoi besimtarëve të luteshin si dhe i ftoi të gjithë që “më 2 Mars, ditën e parë të kreshmës, ta kthenin në një ditë lutjeje dhe agjërimi për luftën në Ukrainë”.
“Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt”, ministri bjellorus mirëpret delegacionet ukrainase dhe ruse për bisedime

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei ka mirëpritur delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime duke i siguruar delegatët se ata duhet të ndihen plotësisht të sigurt.
“Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë. Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht. Ne po presim me padurim rezultatet”, tha ai.
Përsa i përket vendodhjes së saktë të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës është mbajtur sekret për arsye sigurie. Bisedimet po zhvillohen në Bjellorusi, por i vetmi vend që është bërë i ditur është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.
FOTOLAJM/ TRYEZA E BISEDIMEVE RUSI-UKRAINË NË BJELLORUSI

Në këtë foto janë delegacionet ruse dhe ukrainase, të cilat takohen sot (28 Shkurt 2022) në ditën e 5-të të luftës. Bisedimet për armëpushim po mbahen në Bjellorusi.
Të pranishëm janë ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Medinsky dhe pjesa tjetër e delegacioneve përkatëse.Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.
Ndërsa Rusia nuk ka bërë asgjë publike për pretendimet e saj.Mbetet për t’u parë nëse takimi mes rusëve dhe ukrainasve do të arrijë në një kompromis.
Olena Zelenska, Zonja e Parë krah bashkëshortit dhe Ukrainës

Sytë e gjithë botës janë mbi Ukrainën këto ditë, e cila po përballet me sulmin nga Rusia. Mediat ndërkombëtare nuk kanë lënë në hije edhe bashkëshorten e presidentit, Olena Zelenska, që është një personazh me shumë ndikim në Ukrainë.
Çifti presidencial kanë 2 fëmijë, vajzën Oleksandra dhe djalin Kyrylo. Zonja e Parë e Ukrainës për disa kohë, Olena ka punuar si skenariste, duke qenë ndër më të talentuarat në fushën e saj. Olena u shfaq në kopertinën e numrit të Dhjetorit të “Vogue Ukraine” më 18 Nëntor.
E radhitur si një nga gratë me më shumë ndikim në Ukrainë, ajo nisi menjëherë fushatat e saj sociale. Ajo diskutoi përpjekjen e saj të parë, reformën e të ushqyerit në shkollat e Ukrainës.
Olena është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Postimi i saj i fundit në Instagram, i cili ndiqet nga më shumë se një milionë njerëz, tregonte një flamur të Ukrainës me një mbishkrim ku shkruhej: “Populli im i dashur! Ukrainas! Unë po ju shikoj të gjithëve sot.
Jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend!”, teksa shtoi: “Thuhet se shumë njerëz janë një turmë. Kjo nuk ka të bëjë me ne. Sepse shumë ukrainas nuk janë turma. Kjo është një ushtri! Dhe sot nuk do të kem panik dhe lot. Do të jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët po më shikojnë. Unë do të jem pranë tyre. Dhe pranë burrit tim. Dhe me ty. Të dua! Unë e dua Ukrainën!”, ka shkruar ajo.
“Putin po na detyron të gënjejmë”, sulmohet faqja e agjencisë ruse të lajmeve

Faqja e internetit të agjencisë ruse të lajmeve “TASS” është sulmuar kibernetikisht. Më herët, në faqe shfaqej një mesazh anti-luftë ku thuhej:
“Ju urdhërojmë ta ndaloni këtë marrëzi, mos i dërgoni djemtë dhe bashkëshortët tuaj drejt vdekjes së sigurt. Putin po na detyron të gënjejmë dhe po na vendos në rrezik…nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”
Tani, mesazhi nuk shfaqet më dhe faqja është e papërdorshme.
Jerusalem Post: Pronari i Chelsea, Roman Abramovich i pranishëm në bisedimet Rusi-Ukrainë

Gazeta “Jerusalem Post” bën të ditur se pronari i skuadrës angleze të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, është i pranishëm në tryezën e bisedimeve që po zhvillohen mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi.
Sipas gazetës, Abramovich ndodhet aty për të ndihmuar bisedimet, me kërkesë të Kievit.
“Konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë”, tha zëdhënësi i Abramovich.
Por ai nuk pranoi që të bënte më shumë komente për shkak të situatës së tensionuar, sikurse e cilëson.
Miliarderi rus Abramovich konsiderohet si një nga njerëzit e afërt të Presidentit Vladimir Putin.
Për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj biznesmenëve rusë dhe Rusisë, Abramovich u detyrua që drejtimin e Chelsea t’ia dorëzonte një fondacioni bamirës të grupit të tij.
Disa gazetarë japin dorëheqjen nga media ruse RT

Disa gazetarë janë larguar nga media ruse RT pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Këtë lajm ata e dhënë përmes postimeve në Twitter ku dhe konfirmonin vendimin e tyre.
“Si pasojë e ngjarjeve të ditëve të fundit, sot dhashë dorëheqjen nga RT”, tha Jonny Tickle.
“Unë kam dhënë dorëheqjen nga RT menjëherë për shkak të ngjarjeve të fundit”, tha Danny Armstrong.
“Me keqardhje tani jam larguar nga RT. Dua të falënderoj të gjithë në këtë media që më dhanë mundësinë të transmetoj globalisht çështje që lidhen me pasionin tim. Ju uroj fat të mirë të gjithë ish-kolegëve të mi”, shkroi Shadia Edëards-Dashti.
Sanksionet shkaktojnë uljen drastike të Rublës ruse
Rusia ka një rezervë prej 630 miliardë Dollarë të grumbulluara nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit. Por duke qenë se këto para ruhen në valuta të ndryshme si Dollarë, Euro, Stërlina si dhe ar, një sanksion i Perëndimit për bankën qendrore të Rusisë e ndalon Moskën të ketë akses në të.
Për shkak të sanksioneve të ditës së hënë, Rubla ruse ra me 40% krahasuar me Dollarin amerikan.
Will Walker-Arnott, një specialist financiar, u shpreh për “BBC” se “Rusia po shëndërrohet në një klasë të ulët ekonomike, e izoluar konsiderueshëm nga sistemi financiar global”.
“Më në fund jam në shtëpi dhe jam gjallë”

Sot u hoq shtetrrethimi në Kiev dhe disa dyqane e supermarkete u lejua që të hapen. Po kështu, edhe qytetarët dolën nga vendstrehimet nëntokësore dhe shëtitën nëpër rrugët e Kievit, edhe pse kryeqyteti i tyre tashmë nuk ka pamjen e zakonshme. Kudo ka fortifikime dhe barrikada të armatosura.
Kasenya është një nga banoret e Ukrainës, e cila pas 36 orësh ka dalë nga stacionet nëntokësore të metrosë dhe ka mundur të shkojë në shtëpinë e saj.
“Më në fund jam në shtëpi dhe nuk kam fjalë ta përshkruaj se si ndihem, jam e lumtur që jam gjallë dhe e sigurt. Kam mundësi që të shikoj Kievin tim të mrekullueshëm dhe të bukur”, thotë ajo për BBC.
Kasenya tregon se nëpër rrugë shikon qytetarë të zakonshëm të Kievit, por që tashmë janë të armatosur, të guximshëm dhe të fortë duke u përpjekur për të mbrojtur qytetin e tyre.
“Edhe nëntokë të gjithë përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ushtrinë tonë që të jetë më e fortë”, shprehet Kasenya.
BE furnizon me armë Ukrainën, reagon Moska: Ndërhyrja ishte e drejtë për të çmilitarizuar vendin

Rusia thotë se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë ishte vendimi i duhur për të çmilitarizuar vendin. Këtë pretendim, Kremlini thotë se e provon vendimi i BE për të furnizuar me armë Ukrainën.
Vendet Perëndimore kanë shtuar furnizimet me armë dhe municione për Ukrainën në përpjekje për ta ndihmuar që të mbrohet nga pushtimi rus.
Ndërsa Rusia thotë se sulmi i saj është operacion special ushtarak që synon mbrojtjen e civilëve dhe çmilitarizimin e vendit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk bëri asnjë koment lidhur me qëndrimin që do mbajë Rusia në bisedimet me Ukrainën. Ai nuk komentoi as për numrin e ushtarëve të vrarë rusë apo për urdhrin që dha Putin që kërkoi kalimin në gatishmëri të forcave ushtarake ruse që menaxhojnë armët bërthamore.
Nisin bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për të gjetur zgjidhje për luftën, kanë filluar. Reuters raporton se lajmi është bërë i ditur nga Mykhailo Podolyak, këshilltari i Presidentit ukrainas.
Takimi po zhvillohet në Bjellorusi, në një zonë pranë kufirit me Ukrainën.
Bisedimet do të fokusohen në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse nga territori ukrainas. Këto janë pretendimet e Ukrainës.
Delegacioni ukrainas mbërriti me helikopter ushtarak në rajonin Gomelit, aty ku mbahen bisedimet. Pjesë e delegacionit ukrainas është edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Ukraina kërkon të anëtarësohet urgjentisht në Bashkimin Evropian
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën në bllok.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur.”
Zelensky tha se kishte folur ditën e djeshme me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës, Polonisë, si dhe kryeministrin e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Meta për situatën në Ukrainë: Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook një video me pamje nga situata e këtyre ditëve e Ukrainës. Krahas imazheve, Meta ka ftuar shoqërinë civile për të vijuar me ndihmat humanitare për popullin e Ukrainës.
“Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij! Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!”, ka shkruar Meta në Facebook.
Tabela në rrugë me mesazhe për ushtarët rusë: Më mirë përballuni me disiplinë ushtarake, se sa me arkivolin

Tabela në rrugë me mesazhe për ushtarët rusë: Më mirë përballuni me disiplinë ushtarake, se sa me arkivolin
Nëpër rrugët e Ukrainës janë shkruar mesazhe për ushtarët e Rusisë të vendosura në tabela të mëdha.
Këto tabela janë vendosur kryesisht në rrugët pranë Kievit, ku shkruhen mesazhe për forcat ushtarake ruse.
Në këtë mesazh shkruhet: “Ushtarë rusë, kini parasysh. Më mirë përballuni me disiplinën ushtarake se sa me një arkivol”.
OKB: Rreth 422,000 persona kanë ikur nga Ukraina

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se po merr raporte për njerëzit që po përpiqen të largohen nga Ukraina me trena.
Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po shqyrton këtë raport, ku konstatohet se 422,000 njerëz ishin larguar nga Ukraina për në vendet fqinje.
“UNHCR “i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë””, shtoi zëdhënësja.
Më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, sipas organit të OKB-së.
Ukraina: Kemi vrarë 5300 ushtarë rusë, shkatërruam 191 tanke, 29 avionë dhe 29 helikopterë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se janë vrarë rreth 5300 ushtarë rusë gjatë këtyre 5 ditëve të luftimeve.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, autoritetet ukrainase njoftojnë se janë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 automjete të blinduara që transportonte forcat e Rusisë.
Ndërsa të dielën, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e tyre kanë pësuar humbje, megjithëse nuk dhanë shifër të saktë.
Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të forcave ruse
“Ukraina kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe tërhqje të trupave ruse, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi”, thuhet në deklaratën e presidencës ukrainase.
Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Delegacioni ukrainas mbërrin në kufirin me Bjellorusinë për bisedime me Rusinë”

“Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për bisedime me Rusinë”, njoftoi Presidenca ukrainase.
Sipas deklaratës, delegacioni përfshin, ndër të tjerë Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.
Zelensky: Na është dashur që secili prej nesh të jetë një luftëtar

Në një postim të fundit në Instagram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur me besim se ukrainasit do të fitojnë. Ndër të tjera, Zelensky ka thënë se tanimë secilit prej tyre u duhet të luftojnë për vendin.
“Kur po kandidoja për president thashë se secili prej nesh është President. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë, për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani na është dashur që secili prej nesh të jetë një luftëtar. Luftëtari është në vendin e tij. Dhe kam besim se secili prej nesh do të fitojë. Lavdi Ukrainës”, është shprehur Zelenskiy.
Putin përmendi armët bërthamore, ministri anglez: E bën për shpërqëndrim, edhe Britania është fuqi bërthamore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë se i ka kërkuar forcave të ushtrisë që menaxhojnë armët bërthamore, të qëndrojnë në gatishmëri të lartë.
Sipas Sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace, ky veprim i Putin shihet si lëvizje për të shpërqëndruar vëmendjen nga Ukraina.
“Shoku i tij më i mirë në këto momente duket se është Presidenti i Bjellorusisë. Ai duhet ta kuptojë se është padyshim në anën e gabuar të historisë”, thotë ai në një intervistë për BBC.
Sekretari britanik i Mbrojtjes u shpreh se nuk kanë vënë re ndonjë ndryshim aktiviteti përsa i përket armëve bërthamore të Rusisë.
Ai kujtoi gjithashtu se edhe Britania e Madhe është një fuqi bërthamore dhe “Putin duhet të dijë se çdo veprim që përfshin armët bërthamore ka një përgjigje të barabartë ose më të madhe nga ana e Perëndimit”.
Sipas Wallace, Mbretëria e Bashkuar nuk synon që të përshkallëzojë situatën bërthamore, por shtoi se duhet menaxhuar siç duhet.
Ndihmësi i Vladimir Putin tregon detaje nga takimi Rusi-Ukrainë që do të mbahet sot

Një ndihmës i presidentit rus tha se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi pritet të nisin ditën e sotme në mesditën e Moskës.
Vladimir Medinsky, ndihmësi i Putin-it i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së palës ukraine.
Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve RIA-Novosti citoi Medinsky të thoshte se ishte shumë e vështirë për të arritur një marrëveshje për vendin e takimit, ndaj dhe sipas tij u shty disa herë.
Më shumë për takimin: Dy delegacionet do të takohen pranë lumit Pripyat në kufi. Zyra e Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko e telefonoi Zelenskyn të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit të delegacionit ukrainas”. takim dhe kthim”.
Takimi i planifikuar i së hënës pason një mori deklaratash nga Kremlini, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi me një propozim për t’u takuar në Varshavë dhe më pas kishte hequr dorë nga kontaktet. Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se Kievi refuzoi të negocionte.
Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë transaksionet me Bankën Qendrore Ruse

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një ndalim të transaksioneve që përfshijnë Bankën Qendrore Ruse, si një masë për të shkëputur institucionet financiare të Moskës nga tregjet perëndimore.
Këto masa të marra do të ndalojnë gjithashtu institucionet financiare britanike nga transaksionet me Ministrinë e Financave të Moskës dhe fondin e saj të pasurisë sovrane. Zyrtarët thanë se kjo do të parandalonte kompanitë ruse nga emetimi i letrave me vlerë të transferueshme dhe instrumenteve të tregut të parasë në MB.
Sanksionet e reja përfshijnë po ashtu kufizime të mëtejshme kundër institucioneve financiare ruse, masa për të forcuar kufizimet tregtare dhe një masë për të parandaluar disa banka nga “qasja në stërlinat dhe pagesat e kleringut përmes MB”. Më shumë sanksione do të njoftohen këtë javë, thanë zyrtarët.
Kancelari Rishi Sunak tha: Masat dëshmojnë vendosmërinë tonë për të aplikuar sanksione të rënda ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Ai shtoi se masat do të imponojë “kostot më të larta për Rusinë dhe do ta ndërpresë atë nga sistemi financiar ndërkombëtar për sa kohë që ky konflikt të vazhdojë”.
Polina, vogëlushja që u vra nga grupet ruse

Çdo ditë po rritet numri i civilëve në Ukrainë që humbasin jetën nga lufta që po zhvillon Rusia në territorin ukrainas.
Deri ditën e dielë numëroheshin të paktën 210 viktima civile. Në mesin e viktimave ka dhe shumë fëmijë. Mes tyre është edhe një vajzë e quajtur Polina, e cila u vra në një rrugë në veriperëndim të Kievit.
Ajo dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje nga një grup sabotazhi i rusëve. Ndërsa vëllai dhe motra e Polinës mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.
Një tjetër vajzë 7-vjeçare u vra gjatë një sulmi në një kopsht fëmijësh, ndërsa 10 anëtarë të komunitetit etnik grek në Ukrainë u vranë pasi fshatrat e tyre u sulmuan.
Koreja e Jugut do t’i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë
Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e mallrave strategjike në Rusi dhe do t’i bashkohet përpjekeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e vendit, por nuk cilësoi se cilat materiale do t’i nënshtrohet ndalimit të eksportit.
“Vendimi nëse do të ndalohen gjithashtu eksportet e materialeve jostrategjike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, do të merret ‘sa më shpejt të jetë e mundur’” shtoi ministria
Gjithashtu, Koreja e Jugut do të rrisë mbështetjen e saj humanitare për Ukrainën duke bashkëpunuar me Komunitetin Ndqrkombëtar për dërgimin e pajisijeve ushtarake jo-vdekjeprurëse.
Banka Qëndrore Ruse rrit normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën bazë të interesit nga 9.5% në 20% për të parandaluar rreziqet e inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtyarët po përpiqen që të ndalin pasojat nga sanksionet perëndimore.
Gjithashtu, Moska ka urdhëruar kompanitë që të shesin 80 % të të ardhurave të tyre në valutë të huaj.
“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore në një deklaratë.
Gati për bisedimet Rusi-Ukrainë

Bjellorusia njofton se ka përgatitur tryezën ku pritet të ulen në bisedime diplomatët rusë dhe ukrainas për t’i dhënë fund luftës 5-ditore mes tyre.
Ministria e Jashtme bjelloruse thotë se është gati që të presë delegacionet për bisedime mes tyre. Kievi zyrtar ka rënë dakord që të dërgojë diplomatë në një zonë pranë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, edhe pse ka raportime që Presidenti bjellorus Lukashenko është gati të dërgojë trupa që të luftojnë përkrah Rusisë.
“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Bjellorusisë duke publikuar edhe një foto.
Presidenti i Ukrainës, Zelenski ka thënë gjatë ditës së djeshme se nuk pret ndonjë rezultat pozitiv nga bisedimet, megjithatë pranoi që ky takim të bëhet.
Kievi del nga shtetrrethimi
Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm sipas orës lokale, Kievi ka dalë nga shtetrrethimi. Banorët janë të lirë të dalin nga stacionet e metrove ku kalojnë, pasi konsiderohen vendstrehime të sigurta. Dyqanet ushqimore do të lejohet të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse metroja do të kryejë lëvizje jo të shpeshta si zakonisht.
Megjithatë, zyrtarët e Kievit thonë se lufta është larg fundit pasi luftimet në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit. Sipas tyre, banorët e Kievit, tani që do të dalin nga vendstrehimet, do të shohim një qytet të ndryshëm nga ai me të cilin janë mësuar, për shkak të fortifikimeve, armëve e municioneve. Ora policor do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit. Por banorët janë udhëzuar që të mos dalin nga vendstrehimet apo shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të nevojshme lëvizjen.
Zelensky: 24 orët e ardhshme janë kritike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka konsideruar 24 orët e ardhshme si kritike për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërkohë sot pritet që të zhvillohet një takim mes palëve, teksa lufta ka hyrë në ditën e pestë. Takimi do të zhvillohet në Bjellorusi në një zonë pranë kufirit me Ukrainën.
Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatët e saj dhe të shkojë pa parakushte. Megjithesë, Zelenski tha një ditë më parë se nuk pret asnjë rezultat konkret nga bisedimet me Rusinë.






REDAKSIA TVKLAN.AL