Policia: Radar dhe teste alkooli në akset kryesore
Kjo është pamja e kryeqytetit këto ditë. Në të gjitha rrugët vihet re trafik i rënduar. Kjo situatë nuk është vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera te mëdha te vendit.
Drejtuesit e policisë rrugore thonë se shkak për këtë situatë është fluksi i emigrantëve të kthyer në atdhe për festa.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, kreu i Policisë Rrugore thotë se të gjitha akset kryesore do të monitorohen me radar në ditët në vijim. Kontroll të shtuar do të ketë edhe përdoruesit e alkoolit në timon në natën e ndërrimit të viteve si dhe ditën e parë të 2020.
Tv Klan