Mbi 765 mijë Lekë të reja llogariten dëmet e shkaktuara nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e 30 Shtatorit.
Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve që ngriti vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin që kap shifrën e 764 mijë e 922 Lekëve dëme.
4 janë deputetët që do të duhet të lënë një pjesë nga paga e tyre për të zhdëmtuar atë që ndodhi në seancën e 30 Shtatorit.
Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi duhet të paguaje një vlerë prej më shumë se 209 mijë Lekë, Flamur Noka mbi 187 mije Lekë, Bledjon Nallbati duhet të paguajë mbi 187 mijë Lekë dhe Elda Hoti mbi 180 mijë Lekë.
Këta 4 deputetë u përjashtua gjithashtu me 40-60 ditë nga Kuvendi dhe madje të denoncuar në Prokurori bashkë me 19 deputetë të tjerë.
Deputetët demokratë kanë afat për pagimin e tarifës deri në datë 20 Nëntor, në të kundërt Lekët do t’u mbahen nga rroga.
Në seancën e 30 Shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të sallës së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave.
Klan News