Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Djegia E Karrigeve

PD rikthehet në Kuvend, kërkon dorëheqjen e Spiropalit

Për t’u futur në sallën e Kuvendit këtë të enjte, demokratëve nuk iu desh të kalonin përmes gardhit metalik e as të përballeshin me punonjësit e gardës. Shfuqizimi që Gjykata Administrative i bëri dënimit për përjashtimin nga Kuvendi të 24 të zgjedhurve demokratë i riktheu në Kuvend, ku që në nisje të seancës shënjestruan kryeparlamentaren...

Nëntor 7, 2024
Opozita djeg karriget jashtë Kuvendit, 30 Shtator 2024

SPAK nuk nis hetim për deputetët që dogjën karriget

23 deputetët e opozitës që u referuan në SPAK nga policia për djegien e karrigeve të parlamentit më 30 Shtator, nuk do të hetohen. Mosfillimi i hetimeve për deputetët vjen pas analizimit të provave dhe fakteve që Policia e Tiranës referoi në SPAK, aty ku hetuesit konstatuan se nuk ka vepër penale. Mes përfaqësuesve të...

Nëntor 7, 2024

Gjykata Administrative rikthen në Kuvend 24 deputetët e PD, Bardhi: U rikthye kushtetutshmëria

Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve të Partisë Demokratike pas trazirave të shkaktuara në seancën plenare të 30 Shtatorit, ku përfaqësuesit e opozitës dogjën karriget jashtë oborrit të Parlamentit. Vendimi u dha paraditen e të mërkurës me ekzekutim të përkohshëm, çka do të thotë se aplikohet menjëherë. Sekretariati i Etikës...

Nëntor 6, 2024

Djegia e karrigeve në Kuvend, dëmi mbi 765 mijë Lekë

Mbi 765 mijë Lekë të reja llogariten dëmet e shkaktuara nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e 30 Shtatorit. Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve që ngriti vetë Kuvendi, ka përfunduar bilancin që kap shifrën e 764 mijë e 922 Lekëve dëme. 4 janë deputetët që do të...

Tetor 16, 2024
Opozitarët djegin karriget jashtë Parlamentit, 30 Shtator 2024

Kaosi në Parlament, Kuvendi llogarit dëmet: 7.6 milionë Lekë të vjetra, i paguajnë 4 deputetë të PD

Kuvendi i Shqipërisë ka përllogaritur dëmet e shkaktuara nga kaosi në Parlament në seancën e 30 Shtatorit, ku opozita dogji karriget dhe dëmtoi sende të tjera. Përmes një dokumenti zyrtar, dëmet e shkaktuara janë përllogaritur në vlerën e 7.6 milionë Lekë të vjetra, një shifër kjo e zbritur nga totali më i lartë se kaq...

Tetor 16, 2024

Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE, Berisha porosit dhunë!

I ftuar në studion e Klan News, Ministri i Shtetit për Parlamentin Taulant Balla komentoi tensionin e krijuar në Kuvend ditën e Hënë. Sipas tij, djegia e karrigeve dhe të gjitha aktet e ndodhura janë me porosi të kryedemokratit Sali Berisha. Balla thotë se opozita po tenton të dëmtojë imazhin e vendit, tani që jemi...

Tetor 2, 2024

Paloka pas vendimit të “Etikës”: Do ta paguajnë! Unë s’kam qenë hiç…

Edi Paloka ishte i vetmi nga 24 deputetët e PD që u përjashtua me 10 ditë nga Parlamenti. Këtë vendim të Sekretariatit të Etikës ai e ironizoi duke thënë se ‘kur s’bën faj, ata nuk të dënojnë shumë’. Përmes një interviste për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, Paloka deklaroi se nuk ka qenë fare...

Tetor 2, 2024

U përjashtua nga Kuvendi me 60 ditë, Bardhi-Ramës: I vogël e frikacak!

“Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit”, ky është paralajmërimi i radhës nga kreu i grupit të PD Gazment Bardhi. Vendimin për përjashtimin e tij me 60 ditë nga Parlamenti, ai e lexon si frikë nga ana e kryeministrit. Në postimin e tij në “X”, i drejtohet kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë...

Tetor 2, 2024
Mbledhja e Sekretariatit te Etikes

Tension në Këshillin e Etikës për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës

Sekretariati i Etikës do të vendosë sot pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës që shkaktuan trazira dhe dhunë në seancën plenare të së hënës. Mbledhja nisi në orën 15:00, por u ndërpre për shkak se disa deputetë të Partisë Demokratike nuk lejuan zhvillimin e saj në kuadër të aksionit...

Tetor 2, 2024
Deputetet e opozites (Gazment Bardhi, Luan Baçi, Erisa Xhixho, Lindita Metaliaj, Asllan Dogjani etj)

Policia, kallëzim në SPAK për 23 deputetët që dogjën karriget

Komisariati Nr.1 i policisë ka dorëzuar pranë Strukturës së Posaçme kallëzim për 23 deputetë të opozitës që u përfshinë në seancën e djeshme në akte dhune dhe zjarrvënie. Flamur Noka është i vetmi që akuzohet për dy vepra penale, “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “goditjet për shkak të detyrës”, pasi ai dhe Gazment Bardhi...

Tetor 1, 2024