“Duhet kuptuar që do të jetë një fushatë jashtëzakonisht e vështirë, pothuajse në kufijtë e të pamundurës”, kështu është shprehur analisti Mark Marku lidhur me fushatën për zgjedhjet parlamentare 2025.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Marku u shpreh se fushatat vitet e fundit janë vështirësuar sepse janë negativizuar në nivelin maksimal, teksa ka përmendur edhe eksperiencën e tij vite më parë në fushatat ku ka marrë pjesë.
Ndër të tjera analisti u shpreh se lista e drejtuesve e Partisë Demokratike është e mirë ku nuk kurseu komentet pozitive për disa prej anëtarëve të listës.
Mark Marku: Kjo listë është produkt i një vetëdije politike dhe një procesi politik që ka kaluar PD. Ka pasur një konflikt të brendshëm shumë të madh dhe një nga shqetësimet ka qenë që gjithë aktorët e brendshëm t’i bashkojë dhe të sjellë gjithë elektoratin e mundshëm dhe kjo listë është reflektim i kësaj vetëdije që duhet të bashkojmë elektoratin e PD dhe mendoj që kjo e realizon këtë dhe varet shumë nga puna.
Duhet pasur parasysh diçka që kjo fushatë do të jetë shumë e vështirë dhe jam dakord me atë që thotë Mandi se çfarë do të kërkojmë ne nga ai grup politik që do të marrë përsipër fushatën politike. Unë kam provuar vetë dy fushata dhe e di sa e vështirë është dhe them kur del në fund të fushatës thua “o zot ku jetoj, çfarë bëj, pse jam gjallë dhe pse jam në këtë vend”.
Fushatat janë përkeqësuar në mënyrë të llahtarshme. Unë kam marrë pjesë nga ‘91-92 si student, pastaj si kandidat për deputet, por fushatat janë vështirësuar sepse janë negativizuar në nivelin maksimal. Mendon a do ja dal në fund gjallë nga ajo fushatë. Jo vetëm prej kësaj liste, por prej gjithë trupës elektorale opozitare duhet kuptuar që do të jetë një fushatë jashtëzakonisht e vështirë, pothuajse në kufijtë e të pamundurës.
Blendi Fevziu: Prandaj është lista në këto nivele!?
Mark Marku: Lista unë mendoj nuk është e keqe. Lista është shumë e mirë. Çdo qarku dhe çdo qyteti do t’i bënte nder Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Belindi, Flamur Hoxha përshembull mua më bën përshtypje disa zgjedhje. Ka qenë deputet i Kukësit dhe unë e kam njohur rastësisht dhe është një sipërmarrës shumë i suksesshëm dhe një njeri i shkëlqyer dhe po them që më ka bërë përshtypje shumë të mirë që PD ka shkuar në këto momente.
Normalisht është mungesa e grave. Unë jam dakord që gratë edhe në betejë elektorale janë me të vërtetën, më pak të pritura për t’u korrupatura, luftojnë për votën, por nga sondazhet dhe po shoh sondazhet e Trump dhe e dini që Trump e votojnë më shumë gratë sesa Kamala Harris. Pra nuk ëstë e thënë që po pate gratë do marrësh votat e grave./tvklan.al