Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e këngëtarit Ledri Vula ishin të ftuar te “Rudina” në Tv Klan. Çifti nga Kosova na treguan për karantinën e tyre, 40 vitet e njohjes me njëri-tjetrin, por edhe për të dashurën e djalit të tyre.
“Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, tha Xheraldina Vula, e ëma e këngëtarit.
Në familjen e tyre duket se i ati i këngëtarit, regjisori Agron Vula, është i vetmi që dëshiron një dasmë të madhe për djalin. /tvklan.al