Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës, Fatbardh Lala, u shpall në kërkim me vendim të Gjykatës së Posaçme, që lëshoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
Ai nuk u arrit të arrestohej, pasi nga verifikimet rezulton të ketë dalë jashtë shtetit.
Lala akuzohet nga SPAK se në këmbim të 50 mijë Lekëve ka premtuar se do të ushtronte ndikim të paligjshëm te një prokuror dhe gjyqtar për të lehtësuar pozitat e shtetasit Ermir Llagaçi në një proces penal, si dhe ka nxjerrë akte sekrete.
Në masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur u vendosën edhe shtetasit Ermir Llagaçi dhë nëna e tij Tefta Llagaçi, të cilët rezultojnë se kanë dhënë shumën monetare.
SPAK thotë se pavarësisht se OPGJ-ja e ka marrë vlerën monetare, ai nuk ka arritur të ndikojë të prokurori dhe gjyqtari, pasi Ermir Llagaçi është dënuar me burg.
Tentativa për të korruptuar drejtësinë, sipas Prokurorisë së Posaçme ka vijuar edhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku familjarët e Llagaçit, i kanë dhënë avokatit të tyre 300 mijë Lekë, me qëllim që t’i jepte 3 gjyqtarëve nga 50 mijë Lekë.
SPAK nuk bën të ditur se çfarë ka ndodhur me tentativën e dytë të korruptimit, por duket se as ajo nuk ka dhënë rëzultat.
Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme treguan gjithashtu se oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala, gjatë kësaj kohe që fliste me nënën e Ermir Llagaçit duke i dërguar asaj në telefon akte sekrete të hetimit.
Tv Klan