Dietat, ditët e sotme janë bërë mjaft të popullarizuara. Të paktën 43% e njerëzve vitin e kaluar kanë mbajtur një dietë të caktuar. Sidoqoftë, shumica prej nesh nuk e di se çfarë ndodh me dhjamin e trupit kur dobësohemi. Në fakt, mënyra se si e eleminojmë yndyrën e trupit tonë ka qenë gjithashtu një mister për mjekët deri shumë vonë. Një grup shkencëtarësh kanë treguar se çfarë ndodh me dhajmin që humbasim.

Jo të gjithë yndyra eliminohet përmes banjës

Një keqkuptim i zakonshëm është supozimi se i gjithë dhjami i trupit tonë eliminohet përmes banjës. Por një studim zbuloi se nga 10 kg yndyrë, vetëm 1.5 kg e saj kthehet në ujë dhe mund të shndërrohet në urinë, jashtëqitje ose lëngje të tjera trupore.

Nuk kthehet në energji

Edhe pse shumica e mjekëve, dietologëve dhe trajnerëve personalë ende mendojnë se dhjami i trupit kthehet në energji, ky mendim është i gabuar. Në fakt, energjia jonë është konstante me kalimin e kohës dhe nuk mund të shtohet ose hiqet.

Ne eleminojmë yndyrën e trupit duke marrë frymë

Mund të jetë një surprise për ju, por duhet të dini se ne e eleminojmë yndyrën e trupit përmes mushkërive. 84% e pothuajse gjithçkaje që hamë merret si dioksid karboni, por fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që thjesht frymëmarrja do të na ndihmojë të humbasim peshën e tepërt.

Sekreti është të hani më pak dhe të lëvizni më shumë

Nëse përpiqeni të merrni frymë më shumë vetëm për të humbur peshë, jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë, por gjithashtu do t’ju bëjë të hiperventiloheni dhe t’ju merren mendtë. Sekreti, i cili është provuar nga ekspertët, është të mos hani me tepri dhe të zgjidhni një rutinë ushtrimesh që ngre normën metabolike, si vrapim i shpejtë ose çiklizmi. /tvklan.al