Këngëtarja e njohur Linda Halimi është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes si për jetën e saj personale por edhe për kilet e tepërta që ajo ka humbur. Tani ajo gëzon një trup perfekt duke iu nënshtruar palestrës në mënyrë intensive por edhe duke mbajtur një dietë ushqimore.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka treguar se për 10 vite me radhë nuk ka konsumuar mish dhe vetëm së fundmi ka përfshirë në dietën e saj mish gjeli. Linda shprehet se ia ka arritur qëllimit duke shtuar pak peshë dhe masë muskulare.
“Jam shumë më e rëndë në peshë së fundmi, gjithashtu kam nisur të shtojë në dietën time pak mish gjel deti (nuk kam ngrënë mish për një dekadë) qëllimi im ka qenë që të shtojë pak peshë dhe masë muskulare dhe besoj se ja kam arritur apo jo? Më duket sikur po më pëlcasin të pasmet”, ka shkruar këngëtarja. /tvklan.al