Pas 11 muajsh arrati, arrestohet në Milano, 47-vjeçari, Aleks Ndreka. I njohur ndryshe si ‘Leksi i Druve’, emri i tij doli në bisedat e zbërthyera në platformat SKY dhe Encrochat në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”. Prangosja e tij u arrit falë shkëmbimit të informacionit nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
47-vjeçari, ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Posaçme e cila ndaj tij ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sipas SPAK, Ndreka akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Dorian Dulin, Ibrahim Licin e Genc Tafilin.
Në bisedat e zbërthyera rezulton se ai vetë i ka shpëtuar 2 atentateve.
Gjithashtu në dosjen e fundit të SPAK koduar me emrin Revansh, Aleks Ndreka rezulton të ketë qenë në objektiv për t’u ekzekutuar nga grupi i ish-deputetit socialist Arben Noka pasi ky i fundit dyshonte se “Leksi i Druve” kishte strehuar vrasësit e vëllait të tij Aleksandër Ndoka në vitin 2017.
Për vënin e 47-vjeçarit para drejtësisë, Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit të tij nga Italia.
Tv Klan