Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botrore duke bërë që raportet e këmbimit ndërmjet monedhave kryesore të mbeten në zona mjaft të ngushta. Sot në Florida të Shtetve të Bashkuara, ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qëndrore të shtatë vendeve më të industrializuara të botës do të mblidhen në takimin e G shtatës (G7), ku kurset e këmbimit dhe rënia e përgjithshme e monedhës amerikane gjatë dy viteve të fundit do të zënë një vënd të konsiderueshëm në axhendën e dy ditëve. Ndërkohë paqëndrueshmëria e tregjeve financiare vazhdon të rritet. Në tregjet financiare mbizotëron një konsesus i gjërë se mbledhja e G shtatës (G7) nuk do të frenojë rënien e dollarit duke bërë që euro, sterlina, dollari austarlian, dollari kanadez dhe jeni japonez të vlerësohen sërish ndaj monedhës amerikane. Sipas ekspertve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, raportet e monedhave kryesore mbi lekun vazhdojnë edhe ktë fundjavë të ngelen në zona mjaft të ngushta duke bërë që lëvizjet të jenë mjaft të pakta në pritje të zhvillimeve të tregjeve ndërkombtare. /tvklan.al