Real Madrid nuk fali ndaj Rayo Vallecano, duke fituar me rezultatin 2-1, në sfidën e javës së 27-të në La Liga.
Madrilenët, iu falën dy golave të shënuar nga Mbappe fillimisht dhe më pas nga Vinicius. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Pedro Diaz në fund të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Reali i bashkohet Barcelonës në krye me 57 pikë të grumbulluara. Megjithatë, katalanasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Osasunës, e cila u shty të Shtunën.
Në krahun tjetër, Rayo Vallecano mban vendin e shtatë në renditje me 36 pikë.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al