Boris Johnson, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Dorëheqja e tij vjen në një moment krize në qeverinë britanike, mbi strategjinë e Brexit që po ndjek Kryeministrja Theresa May.

Largimi erdhi 30 minuta para se May të prezantojë në Parlament planin e ri të Brexit. Johnson është ministri i dytë që jep dorëheqjen brenda disa orëve. Para tij u dorëhoq edhe Sekretari britanik për Brexit, David Devis.

/tvklan.al