Me këngë që të tërheqin drejt pistës së vallëzimit, me një gotë në duart dhe të rrethuar nga miq të vërtet, kjo verë bëhet e paharrueshme. Muzika dhe kujtimet janë ato të cilat depërtojnë në trurin tonë dhe qëndrojnë atje, dhe vite më vonë na kthejnë pas në kohë.

Në një mori këngësh dhe rrymash të ndryshme muzikore është e vështirë që të përzgjedhësh këngën tënde të preferuar. Aq më tepër kur të gjithë këngëtarët synojnë që këngët e tyre të shndërrohen në himnet e verës.

Më poshtë do të jenë të renditura këngët më të fundit të këngëtarëve me famë botërore, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale dhe synojnë të zotërojnë atmosferën e kësaj vere.

Këngëtarja Sabrina Carpenter e ka bërë të gjithë botën të këndojë frazat “That’s that me, espresso”.

Billie Eilish di si të fitojë vëmendjen dhe të bëjë për vete me zërin e saj të gjithë fansat. “Lunch” titullohet hiti i saj i cili padyshim do ta bëjë këtë verë më të prekshme.

“Nasty” nga këngëtarja Tinashe besoj se është një ndër më të dëgjuarat pasi është bërë virale në shumicën e videove që qarkullojnë në platformën Tik Tok.

Chappell Roan vjen me këngën e saj “God Luck, Babe” që besoj se do të na shoqërojë të gjithëve gjatë udhëtimeve këtë verë. E quajtur ndryshe si “Zemra e përgjakur” kënga që i dedikohet kryesisht dashurisë çon Roan në një moment emocionues i cili fantoz në të ardhmen një grua e cila zgjohet pranë një burri që e urren.

Knëgatari Tommy Richman vjen me këngën “Million Dollar Baby” e cila u bë virale mund të themi pa ekzagjerim brenda natës. Ajo ka nota profecie vetë-përmbushës ndoshta edhe për vetë këngëtarin.

Disset midis Drake dhe Kendrick Lamar vazhdojnë ende, teksa ky i fundit ka publikuar një tjetër këngë për të hedhur kunja për “kundërshtarin e tij”. “Not like us” është një këngë e cila me sa duket thyen të gjitha rregullat.

Hiti veror i Shaboozey “A bar song (tipsy) mund të jetë një nga këngët e pavdekshme të klubit J-Kwon “Tipsy”. Kënga tregon “zvarritjet” e një personi të dehur në klubet e natës.

/tvklan.al