Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.
Bëhet fjalë për kontratën konçesionare të markimit të karburanteve, e cila nuk do bëhet më nga privait por do ti kalojë Drejtorisë së përgjithshme të doganave, gjë kjo që sipas ministrit Mete do sjell dhe ulje të çmimit të karburanteve. Ngjyrimi i naftës dhe i biznesit ka një tarifë prej 0,75 leke për litër.
Ervin Mete, ministër i Financave: Në Gusht të këtij viti, pra muajin tjetër përfundon konçesioni i markimit të karburanteve. Në momentin që ky konçension do të përfundojë ne kemi vendosur që tarifa e aplikuar nga koçensionari të hiqet, pra nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës të markimit, tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit dhe besojmë se ky do të jetë një lehtësim për qytetarët që e po paguajnë koston e këtij markimi në çdo litër karburant.
Sa i përket koncesionit tjetër, atij të pullave fiskale, Ministri i Financave tha se në seancën e fundit plenare parlamenti do miratojë ndryshimet ligjore për të hequr konçesionarin.
Ervin Mete, ministër i Financave: Nga 1 Janari 2025 do të kalojë ne menaxhim shtetëror dhe synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohet me tarifa më të ulta se ato që aplikohen sot nga koçensionari dhe për të cilat ka pasur ankesa të vazhdueshme nga biznesi. Besojmë se kjo do të jetë lehtësi si për komunitetin e biznesit po ashtu edhe për qytetarët të cilët transferohet kjo tarifë.
Sipas ministrit duke nisur nga fillimi i vitit që vjen prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të bëhet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.
Klan News