Dritan Dajti, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e 4 policëve në Durrës, bën një tjetër përpjekje për lirim nga burgu.

Përmes avokatëve të tij, Dajti ka depozituar një kërkesë penale në Gjykatën e Elbasanit ku kërkon të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014 për lënien e tij në burg përjetë.

Sipas Dajtit, ky vendim është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Po sipas pretendimeve të Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.

Klan News