Dy persona janë vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit, pasi u kapën me drogë me vete. Sipas policisë, bëhet fjalë për një shtetas maqedonas e një kosovar.
“Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 1 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar. Sekuestrohen sasitë e lëndës narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një celular. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit: B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza; M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./tvklan.al