Qeveria e Kryeministrit portugez Luís Montenegro ka humbur një mocion votbesimi, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në vetëm tre vite. Me 142 vota pro dhe 88 kundër u rrëzua qeveria e tij.
Ishte vetë Kryeministi Montenegro që kerkoi këtë proces pasi pasi opozita e akuzoi lidhur me marrëveshjet e një firme konsulence që ai themeloi, e cila tani drejtohet nga djemtë e tij.
Ai tha se ia dha kontrollin e firmës bashkëshortes dhe fëmijëve kur u bë lider i Partisë Socialdemokratike në vitin 2022 dhe nuk ka qenë i përfshirë në drejtimin e saj.
Së fundmi rezultoi se firma po merr pagesa mujore nga një kompani që ka një koncesion të madh të lojërave të fatit të dhënë nga qeveria.
“Deklaratat se kam përzier biznesin dhe veprimtarinë time politike janë tërësisht abuzive, madje edhe fyese. Një gënjeshtër e përsëritur nuk bëhet e vërtetë, por ndot mjedisin politik,” i tha ai parlamentit përpara votimit.
Sipas ligjit i takon Presidentit Marcelo Rebelo de Sousa që pasi të konsultohet me partitë politike të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të reja.
Klan News