Teksa vlera e tyre sa vjen e rritet, pak dimë për kriptomonedhat. Pikërisht për këtë u diskutua mbrëmjen e sotme në “Opinion”. Së pari çfarë janë, si transferohen e deri te krijimi i një portofoli me to. Ky i fundit mund të mbajë nga 1 milion deri në 1 miliard $. E sa për ta demonstruar, eksperti Fatjon Kadillari e solli një të tillë në studio.
Besnik Muçi: Kush është kjo shoqëri exchange-i që bën këto ndërmjetësimet? Si mundet prokurori t’ja depozitojë, t’ja lërë në përdorim ose në ruajtje një portofol monedhash prej 10 milion euro një exchange të caktuar?! Si ja jep një exchange aty te rruga apo lagjia?!
Blendi Fevziu: Po se kuptojmë ne…Mirë e bllokoi këtë portofolin shteti, kush i merr këto 10 milionët?
Besnik Muçi: Po s’u kthyen, do bëjë pazar shteti..
Blendi Fevziu: Shihe, shihe ky është!
Fatjon Kadillari sjell portofolin e tij në studio
Blendi Fevziu: Sa million ke këtu?
Fatjon Kadillari: Ky është thjesht për demonstrim.
Blendi Fevziu: Ky është portfoli yt ë?
Fatjon Kadillari: Në momentin që bëhen kontrollet nga pikat e policisë, atëherë të gjithë kontrollojnë për lekë cash dhe askush nuk kontrollon për këto.
/tvklan.al