Kreu i SPAK, Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, teksa u pyet nga deputeti socialist Bledi Çuçi në lidhje me hetime të ndërmarra për gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu tha se ka vendime fajësie të formës së prerë dhe konfiskime pasurie për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar nga vettingu.
Ndër të tjera Dumani u shpreh se SPAK nuk është indiferent ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA, në lidhje me procesin e vettingut, ku u shpreh se nga vendimet e tyre, SPAK merr indicie për të kryer ndjekje penale dhe hetime pasurore.
Altin Dumani: Duhet të merren në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me subjektet të ligjit të vettingut. Kemi në kompetencë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe të GJKKO, kemi proceduar penalisht dhe kemi dërguar për gjykim disa anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut. Kemi edhe vendime fajësie të formës së prerë për këtë kategori subjektesh të cilat janë në kompetencën tonë. Kemi dhe hetime pasurore për ato subjekte ku kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurive dhe në dy raste të tjera si rezultat të hetimve pasurore janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që i kemi akuzuar.
Po të marrësh numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është një numër i vogël. Numri më i madh i gjyqtarëve edhe prokurorëve që janë larguar nga vettingut, numri më i madh i përket GJSHP dhe Apelit. Nuk janë në kompetencën tonë lëndore, por vetëm nëse kryejnë veprën penale të korrupsionit. Por mund të them që s’jemi indiferentë ndaj vendimmarrjes së KPK-së dhe KPPA-së dhe kemi pasur raste që duke u nisur edhe nga vendimmarrja e KPK-së ne kemi regjistruar procedim penal për prokurorë apo gjyqtarë ku merret nga leximi i thjeshtë i një vendimi, përftojmë indicie që ka vend për procedim penal. Numri nuk është i madh. KPK dhe KPA duhet të referojnë, që ne t’i kemi në vëmendje. Jo vetëm ndjekje penale por kemi pasur edhe konfsikime.
Sa i takon subjekteve që janë në kompetencën tonë ne kemi disa gjyqtarë të GJL dhe GJK që i kemi ushtruar ndjekje penale. Madje për herë të parë thashë edhe konfiskime, pra jo vetëm ndjekje penal, por edhe konfiskime të pasurive të këtyre subjekteve./tvklan.al