Mes tensionesh është zhvilluar seanca e radhës, ku Nuredin Dumani ka dëshmuar për krimet të tjera. Shpesh herë të akuzuarit e SPAK u përplasën me bashkëpunëtorin në drejtësi, të cilin e cilësuar krijesën më të shpifur njerëzore. Ai dëshmoi për grabitjen e kambistëve në disa qytete të vendit
“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit. Atij iu thye nofulla e nuk fliste dot. Morëm çantën e u larguam. Ndamë gati 20 milionë”, tha Dumani.
Dumani ka folur edhe për një grabitje tjetër, që e ka kryer së bashku me Talo Çelën, kësaj radhe në Vilë Bashtovë.
“Hymë te dhoma e dy pleqve. Pamë një kasafortë. E kapëm dhe e ngritëm të dy. Kemi ndalu te ura e Rrogozhinës, aty te pazari, pasi morëm kasafortën”, tha Dumani.
Gjatë seancës Prokurori Behar Dibra e pyeti Dumanin nëse kishte dijeni edhe për atentatin ndaj Filip Gjeloshajt.
“Po. Në vitin 2012 i kam shitur nje snajper 12.7 Ardjan Uzunit, i cili kishte marrë një porosi për të vrarë Filip Gjeloshin. I kishte dhënë 5 mije Euro paradhënie Henriku. Ka qenë me nje Fiat Punto. Personi qe e ka qëlluar nuk ka qenë Henrik Hoxhaj, por një person tjetër. Atij i ka ngecur arma. Nuk më kujtohet emri”, tha përsëri Dumani.
Më 17 Dhjetor Dumani pritet të vijojë dëshminë për veprat e tjera penale për të cilat akuzohet. Kjo është hera e parë që ai dëshmon në Gjykatën e Posaçme pasi deklaratat e tjera i ka dhënë në SPAK.
Klan News