Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dy deputetët e PBDNJ përgatiten për të kaluar në një formacion të ri politik, në rast se kryetari Vangjel Dule nuk ndjek politikë të qendrës, për të mos qenë më vegël e socialistëve.
Kristo Goçi: “Partia e të Drejtave të Njeriut nuk ka lindur si një parti që të bëhet një levë, as e të majtës shqiptare, as e të djathtës shqiptare. PBDNJ është e të gjithë shqiptarëve dhe duhet të trajtohet si e tillë. Një parti e centralizuar, e qendrës, e cila ka si objektiv kryesor, njeriun në pikëpamjet e zgjidhjes së problemeve politike shoqërore dhe ekonomike. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, jemi anatemuar, në këto kushte mendoj se bashkëjetesa po bëhet gjithmonë e më e vështirë dhe shikojmë që në ditët që do të vijnë, do shikojmë alternativën tonë, se si do të vendosim për vazhdimin e mëtejshëm të politikës në PBDNJ.”
Nëse nuk do të ketë reflektim nga lideri i PBDNJ, deputetët Kristo Goçi dhe Ligoraq Karamelo, pritet të zyrtarizojnë partinë e re në fillim të muajit Nëntor./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj