Anis Mehmeti ishte protagonist absolut në fitoren 4-0 të Bristol City në Championship ndaj Plymouth.
Sulmuesi i Shqipërisë, realizoi dopietë golash, ndërsa dhuroi edhe një asist, duke u zgjedhur në fund si lojtari më i mirë i ndeshjes, por jo vetëm kaq.
Mehmeti ka marrë edhe një tjetër vlerësim të rëndësishëm. 23-vjeçari është zgjedhur në formacionin e javës në Championship nga “Sofascore”, me notën 9.8, si lojtari më i vlerësuar.

Sulmuesi konfirmon formën e mirë për këtë sezon, ndërsa shpreson të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm. /tvklan.al