Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij ishin në Milano në mbrëmjen e së dielës, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter. Turi i tyre është në kuadër të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë.

Silvinjo dhe dy asistentët, Doriva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro”, ku u takuan edhe me mesfushorin shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Temë e bisedës ishte ecuria e tij te klubi, forma aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.

Më 25 Janar, stafi kuqezi udhëtoi drejt Anglisë, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn. Ata vëzhguan sulmuesin Anis Mehmeti, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, i cili ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni.

Më 22 Janar, stafi kuqezi ndoqi takimin e Ligës së Kampioneve, Sparta Praga – Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”, të Pragës. Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij, u takuan me lojtarët kuqezi, Asllanin, Laçin e Tucin.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me ta. Silvinjo është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët,ndërsa turi i stafit kquezi do të vazhdojë.

Shqipërpia përballet me Anglinë më 21 Mars në stadiumin “Uembli”. Ndërsa tri ditë më pas, kuqezintjë presin në “Arena Kombëtare” Andorrën.

Ndeshjet e Shqipërisë do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan.

Klan News