Në Nëntor të vitit të shkuar ndërroi jetë myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic dhe ajo që bëri xhiron e rrjetit pas largimit nga jeta të Zukorlic ishte historia e maces për të cilën ai ishte kujdesur, që kishte qëndruar mbi varrin e tij për ditë të tëra.
Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja e pronarit të saj ajo qëndron aty.
Sjellim në vëmendje se Myftiu Zukorliç ndërroi jetë papritur në fillim të Nëntorit. Miqtë dhe admiruesit e tij në të gjithë rajonin dhe mijëra njerëz në rrjetet sociale shpërndanë foto dhe video të maces së tij që nuk donte të ndahej nga varri i pronarit të tij.
Ndonëse varri i myftiut është i mbuluar me borë, macja e verdhë e ngrirë nuk shkon gjëkundi.
Sipas më të afërmve të tij, myftiu Zukorliq ishte një dashamirës i madh i kafshëve dhe padyshim që një nga kafshët shtëpiake ia kthen atë dashuri në këtë mënyrë./tvklan.al