Dy sfida të tjera të vlefshme për fazën e 1/16 do të luhen sot për Euro 2024 që transmetohet vetëm në Tv Klan dhe Klan Plus.
Në orën 18:00, Anglia do të sfidojë Sllovakinë. Anglezët fituan kreun e grupit, por gjatë ndeshjeve të para nuk janë treguar shumë kërkues, pavarësisht se shikohen si një nga skuadrat favorite për ta fituar kupën. Nga ana tjetër sllovakët do të kërkojnë të pengojnë “3 Luanët” dhe të përparojnë në çerekfinale.
Ndërsa në orën 21:00 do të zbresin në fushë Spanja dhe Gjeorgjia. “Iberikët”, të cilët Shqipëria i pati në grup”, kanë treguar se janë një pretendente serioze për “fronin”.
Por përballë do të ketë një Gjeorgji historike që përveçse debutoi këtë kampionat europian, kaloi edhe fazën e grupeve.
Fituesit e këtyre dy çifteve do të vendosin çerekfinalistët e radhës. Fituesi i Angli-Sllovaki do të ndeshet me Zvicrën, ndërsa ai i Spanjë-Gjeorgji do të ndeshet me Gjermaninë./tvklan.al