E ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 38-vjeç nga Fieri e cila jeton momentalisht në Kashar, ku tregon historinë e saj të jetës. Ajo është fejuar dhe martuar me mblesëri dhe tregon se dy vite fejesë e ka parë burrin e saj vetëm dy herë sepse ai ishte emigrant. Pasi u martuan erdhi në jetë djali i tyre dhe i mori në Greqi. Nisi dhuna psikologjike, fizike ku shpesh herë merrte dhe ofendime nga bashkëshorti. Arriti deri në atë pikë ku ai e nxiste dhe i thoshte të hipte në katin e pestë dhe të hidhej.
38-vjeçarja: Nuk e donte djalin, apo e afronte. E merrte dhe e përplaste në krevat sikur të ishte ndonjë send. Më thoshte mua ik hip në katin e pestë dhe hidhu nga andej sepse nuk të dua më. Unë i thashë aty ku më ke marrë aty do më çosh.
Mirela Milori: Si arritët deri këtu, çfarë nuk shkonte?
38-vjeçarja: As unë nuk e kuptova se çfarë nuk shkonte tek ai person. Kur ishte djali 8 muajsh erdhëm në Shqipëri, ka marrë prindërit e mi në telefon dhe i ka thënë hajde merreni vajzën tuaj sepse nuk e dua më. Mora djalin dhe jetova tek shtëpia e prindërve për 5 vite. Pas 5 viteve më martuan me detyrim, i thoja nuk dua se kam djalin, dhe më thanë që s’të mbajmë dot ne, s’të mban kunata.
Mirela Milori: Ti punoje?
38-vjeçarja: Po punoja në një kuzhinë pastruese. /tvklan.al