Një grua 46 vjeç nga Korça ka telefonuar tek “Historia Ime” në Tv Klan pasi e sheh si driten e fundit te shpresës për të mbijetuar për tre fëmijët e saj. Ajo ka një sëmundje që i ka prekur veshkën, nje sëmundje e trashëguar nga e cila ka humbur edhe 3 vëllezërit e saj. Gruaja është operuar disa herë dhe tashmë spitali shtetëror nuk e merr më përsipër ta operojë. 46-vjeçarja thotë se nëse nuk operohet, ajo do të vdesë.
Mirela Milori: Nga vini?
46-vjeçarja: Jam nga Korça por jetoj në Vlorë.
Mirela Milori: Na thatë që keni një problematikë shëndetësore specifike që ju rrezikon jetë. Ju jeni e martuar, sa fëmijë keni?
46-vjeçarja: 3 fëmijë. Vajza e madhe është 25 vjeç, e dyta është 23 dhe djali 19 vjeç. Vajzën e madhe e kam martuar dhe është divorcuar. E kam në shtëpi me një djalë të vogël 4 vjeç, e dyta ka mbaruar shkollën këtu në Tiranë dhe po punon. Djali është në shtëpi pa punë. Bashkëshorti punon dhe na mban të gjithëve. Unë nuk punoj se jam e paaftë për të punuar. Kam kryer 4 operacione shumë të vështira, dy i kam bërë nga zorra e trashë nga koliti.
Merrja një ndihmë ekonomike dhe atë ma kanë ndërprerë në 2019. Pas këtyre operacioneve që kam bërë kam shumë probleme me veshkat, duhet të bëj një ndërhyrje patjetër. Në spitalin shtetëror më kanë sjellë shumë vërdallë, nuk të marrim përsipër më thanë sepse ke bërë shumë operacione.
Mirela Miloti: Po çfarë ndërhyrje është kjo?
46-vjeçarja: Kjo është një ndërhyrje për të hequr një gur masiv, shumë i madh në veshkën e djathtë. Ata kishin frikë të më operonin për herë të 5-të sepse kam bërë dy herë vdekje klinike pasi kam dalë nga operacioni. Kjo ka ndodhur në operacionin e 4 në 2013.
Mirela Milori: Për çfarë i ke bërë këto ndërhyrje?
46-vjeçarja: 2 operacione i kam bërë për zorrën e trashë, e kam hequr komplet zorrën me një pjesë të madhe tumoriale, ku nga kjo sëmundje më kanë vdekur dhe 3 vëllezër në moshë të re. Është sëmundje e trashëguar, atyre i doli sëmundje e keqe, kurse mua falë Zotit më doli mashkull. Edhe prindërit më kanë vdekur të rinj. Dy operacione të tjera kanë qenë nga veshkat. Njëra veshkë është shumë e dëmtuar, ka gurin me infeksion të rëndë dhe duhet të hiqet patjetër sepse kam kriza shumë të mëdha, rri me qetësuesa në shtëpi. Ka raste që pi dhe morfinë. /tvklan.al