#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Udha e Shkronjave”- Arben vs Ana

“Kujdes shendetin”

Erjona Shehu: Kujdesi për një lëkurë perfekte

Ka një mesazh për ty

Bashkohet familja pas 11 vitesh

Dashuri me shikim të parë, Mira kujton takimin: Ma bëri ‘tak’ në zemër!

Mira shkoi në Greqi vetëm për një javë, por tashmë janë bërë 11 vite pa ardhur. Ndalesa e saj e parë në rikthtimin në Shqipëri është programi  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. Por pse vizita e shkurtër u kthye në një qëndrim kaq të gjatë? Fillimisht, përgjigjja mbetet te Dhimitri, dashuria e saj pas të cilit ‘u marros’ që në shikimin e parë.

Mira: Shkova një vizitë në Katerini sepse kam vajzën e dajës, tjetrën atje. Eh, atje ishte një rastësi që vjehrra e saj i tha “ku e ke patur të fshehur këtë kushërirë kaq të mirë, do t’i gjej burrë unë”.

Ardit Gjebrea: Edhe ta gjeti burrin?

Mira: Ma gjeti, m’u ngjit dhe nuk m’u shkoqit si i themi ne nga Korça. Si i thonë, janë të shkruara disa gjëra por njohja e burrit tim qe vërtet një rastësi sepse edhe ai kur më pa, unë e kisha prerë biletën vajtje-ardhje, e takova te shtëpia e motrës dhe ai nuk tha asgjë fare që a do të dalim më tutje, jo mua, motrës së tij apo njerëzve.

Ardit Gjebrea: Takimi i parë mes ju të dyve ishte enkas që ju të njiheshit?

Mira: Po.

Ardit Gjebrea: Pra ti e dije që do të shihje një djalë, ndoshta të pëlqente ose jo?

Mira: Unë e nisa kështu si kot se nuk e kisha mendjen fare që të fejohesha.

Ardit Gjebrea: Po të pëlqeu?

Mira: Sa e pashë, ma ka bërë ‘tak’ në zemër, për atë Zot! Ai burri im i ka sytë bojëqielli dhe kishte veshur një këmishë bojëqielli dhe ma bënte kushërira sepse e kisha ngjitur, më thoshte “hë të pëlqeu”, po pusho se ma bëri ‘tak’ në zemër i thashë.

Ardit Gjebrea: Po atij ia bëri ‘tak’ në zemër?

Mira: Sigurisht, nuk më la më të ikja.

 Basti më emocionues ku nuk humbi askush, familja ribashkohet pas 11 vitesh

Mira ka arritur që pas 11 vjetësh të pajiset me dokumentacionin grek dhe më në fund, të kthehet në Shqipëri. Ajo është shumë e përmalluar për prindërit ndaj ka vendosur t’i surprizojë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Por në këtë surprizë ajo s’është e vetme pasi në studion e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan i janë bashkuar dy motrat, Oligerta e Elda dhe vëllai, Gerti që ka ardhur nga Finlanda.

Elda zbuloi se ka vendosur bast me babain, Bujarin. Edhe ai vetë e konfirmoi dhe tha se dyshimet e tij janë te Elda, ndërsa gruaja, Zerdelia dyshon te Mira dhe Gerti. Më në fund para atyre hapet ekrani dhe shfaqet imazhi i Eldës, por kush e fitoi vërtet bastin?

Ardit Gjebrea: Kush e fitoi bastin?

Bujar: E fitova unë!

Ardit Gjebrea: E fitove ti bastin!

Bujar: 2 baste, 2!

Ardit Gjebrea: 400 euro ke fituar!

Bujar: Kjo më ka thënë ka ikur në plazh, ku di unë…

Ardit Gjebrea: Po edhe këtu atmosferë plazhi kemi ne, prandaj ktheva kokën nga publiku se thashë plazh… Basti nuk mbaron këtu, ka edhe pak fare!

Bujar: Kjo s’ka bast gjëkundi! Kjo thotë s’jam e këtyre punëve, nuk e kam besuar. E falenderojmë shumë!

Ardit Gjebrea: Znj. Zerdelie, po si e humbe bastin kështu?

Zerdelie: S’ka rëndësi.

Ardit Gjebrea: Jo, për mua ka shumë rëndësi, ja shiko pak.

Zerdelie: Ja ku është edhe ajo!

Ardit Gjebrea: Ja ku është edhe ajo! Ka ardhur goca pas 11 vitesh  në  Shqipëri!

Bujar: Humba bastin! Jo, jo nuk besohet kjo! Keni bërë ndonjë kurdisje, ndonjë montim fotosh.

Ardit Gjebrea: Kemi bërë një montazh me foto! E vërtetë, por prit se s’kemi mbaruar!

Bujar: Zonja paska qenë më e zgjuar! E pabesuar!

Ardit Gjebrea: Asnjë nuk humbi!

Në përqafimin familjar, bashkohen edhe nipërit e Bujarit e Zerdelies, po aq të emocionuar.

Një kunatë si Zamira

“E adhuroja, doja t’i ngjaja”, Oneda shprehet plot admirim për kunatën: Njeriu perfekt!

Historia e dashurisë së Onedës ka nisur që në moshën 15-vjeçare dhe sot vijon ende. Por nuk është bashkëshorti  ai që e ka sjellë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo ka ardhur posaçërisht për kunatën, Zamirën që i është gjendur gjithnjë pranë. Por përpara se të tregojë  arsyen, ajo rrëfen në rubrikën e së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan takimin e parë me Zamirën.

Takimi ndodhi kur babai i Onedës do të transferohej në Kamëz me punën e tij si polic dhe ajo e Flamuri do ta kishin të vështirë të shiheshin. Flamuri vendosi të njihej me familjarët e Onedës, por si fillim i kërkoi asaj që të takonte Zamirën dhe kështu lindi jo vetëm marrëdhënia e kunatave, por e dy shoqeve të ngushta.

Oneda: U futa në dyqan ku ajo punonte shitëse, menjëherë më përqafoi dhe fytyrën e saj, edhe sot e kësaj dite, madje duhet t’ia them me patjetër, e ka të njëjtë, me të njëjtën buzëqeshje, rrezatim dhe fjala e parë që më tha ishte “moj, e di që vëllai im është shumë nevrik?”, unë qesha. Edhe ai qeshi, edhe kështu e kaluam.

Ardit Gjebrea: Ti si e njihje, si nevrik apojo?

Oneda: Po tani, nervat deri në atë kohë nuk ia dinim tamam njëri-tjetrit ne, por…

Ardit Gjebrea: Po më pas i dolën?

Oneda: I dolën, i dolën.

Në moshën 19-vjeçare, Oneda u bë nusja e shtëpisë. Gjithçka ishte e re për të që nga ndryshimi i ambientit e deri te punët e shtëpisë që thuajse nuk i njihte. Në çdo hap, pranë saj gjendej Zamira. Oneda uron që t’i ngjajë kunatës sepse e cilëson si njeriun e përsosur.

Oneda: Fytyra e Zamirës ishte po e njëjtë me mua. Ndoshta sepse ajo kishte kaluar pak a shumë të njëjtën gjë si puna ime dhe ajo në moshë të re ishte martuar, ishte bërë nënë, me një shtëpi më të madhe se ajo ku ishte, akoma më të madhe se ajo që gjeta unë dhe me thënë të drejtën, vetëm më jepte guxim, më përkrahte, më merrte pas vetes. Linte punët e veta, djalin e vet që e kishte të vogël dhe gjithmonë vinte aty. Ndoshta nuk kishte nevojë të ma shprehte me fjalë që shiko Neda, bëj kështu ose ashtu, por thjesht më ngrohte, më mbante shumë afër.

Ardit Gjebrea: Prezenca e saj ishte një ngushëllim, ishte një siguri për ty.

Oneda: Ishte një ngushëllim sepse nuk më gjykonte, thjesht thoshte çdo gjë është me kohën.

Ardit Gjebrea: Pse duhet të të gjykonte? Kishte ndonjë tjetër që të gjykonte ty?

Oneda: Po tani, edhe gjykoheshim sepse isha nusja e vetme e shtëpisë, sytë ishin pak a shumë tek unë. Kështu vazhdoi. Pas një viti unë linda vajzën e madhe, Grejsin. Edhe atë, kur them sot, e kam marrë si lojë, nuk  e merrja dot aq shumë seriozisht. Ama me dëshirën më të madhe, Zamira ishte aty akoma për mua dhe në momentet e fundit ajo qante, unë thosha pse qan Zamira, ajo e dinte dhe unë s’e dija çfarë më priste dhe prapë më ngushëllonte në mënyrën e saj. S’ma ka lëshuar dorën një moment. Edhe mbrapa, unë s’dija  ta laja, ta vishja, kisha frikë, tamam një fëmijë edhe unë vetë.  Linte punën se ishte në punë gjatë gjithë kohës, familjen e vet, vinte aty tek unë, vrap te shtëpia, vrap tek unë, vrap te mbesa e vet. E shikoja dhe thosha dua të bëhem si Zamira. Me një zemër aq të madhe, nuk lodhej se tani njeriu edhe lodhet ndonjëherë, thotë e di si është puna, kam të miat sa të duash që kam çfarë bëj. E shkathët, me një logjikë të paparë. Njeriu kur logjikon aq mirë, edhe gjërat shkojnë mirë mbrapa. Këtë e kam adhuruar gjithmonë tek ajo të them të drejtën dhe kam shpresuar të bëhem si ajo. E kam adhuruar gjithmonë me vëmendje dhe kam marrë shumë gjëra nga ajo.

Ardit Gjebrea: Për shembull? Diçka që nuk e kishe dhe që e ke tashmë.

Oneda: Kam rritur shumë durimin. Kam mësuar që mund të bëj shumë gjëra brenda ditës dhe të them ej, ia dola edhe sot. Ndoshta mund të duken gjëra  të thjeshta, por kanë rëndësinë e duhur.  Kam mësuar shumë që të jem si ajo dhe të mendoj që njerëzit, gjithsecili, ka atë mendimin e vet, logjikën e vet dhe kur i lë ta shprehin, ta thonë dhe kuptohemi me njëri-tjetrin, ndodh që mos të kemi keqkuptime e debate.

Ardit Gjebrea: Çfarë është një gjë që e ke ti dhe nuk e ka ajo?

Oneda: Jo, jo për mua është perfekte.

Historia e kunatave që duhen si motra: Dua që vajza ime të bëhet si ti!

Emocione të bukura dhe të sinqerta sollën Oneda dhe Zamira, dy kunatat që erdhën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Nisur nga një sfidë shëndetësore e Zamirës, por edhe nga marrëdhënia e ngushtë, miqësore dhe plot dashuri mes tyre, Oneda vendosi ta surprizonte kunatën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Ajo i shpreh gjithë admirimin e saj dhe falenderimin për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë në këto 14 vite.

Oneda: E kisha ëndërr të të sillja njëherë kështu, përpara të gjithëve dhe në mënyrën më të mirë, para Arditit për të të thënë sa e rëndësishme ke qenë për mua gjithë këto vite dhe vazhdon të jesh. E para, ke qenë shembull dhe kam ëndërruar të jem sa gjysma jote, nuk e di a jam…

Zamira: Jo, jo, mos e thuaj!

Oneda: Por uroj që të bëhem në të ardhmen. E dyta, je një hallë dhe një motër për mua, shumë, shumë e mirë. Faleminderit që ke qenë gjithë këto kohë pranë meje, më ke mbështetur, ke qarë hallet, më ke kuptuar dhe ke ndarë edhe ato ditët e bukura të pushimit gjithmonë me mua dhe gocat e mia. E treta që dua të them, është që unë e di që ti je mërzitur këto kohë, edhe pse nuk e shpreh. Dua ta ndryshosh se s’bën këtë gjënë që të shprehesh çfarë ke brenda gjithmonë dhe të bëhesh e fortë ashtu siç je vetëm ti, ashtu siç di ta përballosh vetëm ti dhe Gersa, mbesa e vogël që është edhe goca jote, jam kaq e lumtur që të ngjan dhe dua që të bëhet ashtu siç je ti.

“Shihemi në Gjyq”

Thashethemet që po ndajnë çiftin

Tronditet martesa 30-vjeçare, burri ‘verbohet’ nga mesazhet: Gruaja më tradhton, kam emra!

Agimi akuzon në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 30 vitesh për diçka shumë të rëndë. Në insertin hapës të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se ajo do të dalë nga shtëpia.

“Ça mora vesh për gruan pas 30 vjetësh, nuk e mban jo dheu, po as burri. Këto gjëra shkojnë deri në vrasje, por unë nuk e çoj veten time deri në vrasje, por ajo nga shtëpia ime do të dalë dhe pikë!”

Me hyrjen në studio, Agimi shkon drejt tavolinës së Eni Çobanit dhe me celular në dorë i tregon disa mesazhe. Aty kuptohet se për çfarë bëhet fjalë dhe sipas tij, bashkëshortja,  Alma, e tradhton dhe ai ka emra e fakte për këtë.

Agim: Zonja Eni, si mund të durosh gjithë këto mesazhe që mua më ka dërguar mbesa ime në telefon për gruan time?

Ardit Gjebrea: Mbesa?

Agim: Mbesa. E kupton çfarë më ka bërë? 30 vjet martesë dhe vij unë sot këtu! 30 vjet martesë! Një shkatërrim total!

Ardit Gjebrea: Çfarë thotë mbesa?

Agim: Mbesa më ka thënë që gruaja të tradhton me një, dy, tre persona! Apo më shumë! Me emër, mbiemër!

Eni Çobani: Kjo është e rëndë në fakt, megjithatë ju gjë me sy nuk keni parë, në kuptimin e mirë të fjalës?

Agim: Shikoj këtu, çfarë më ka dërguar tjetra!

Eni Çobani: Mund të dërgojë tani, të lutem, por…

Agim: Si?!

Eni Çobani: Juve s’e keni parë këtë gjë gjatë martesës suaj?

Agim: Unë kur jam atje, jam atje. Unë kur s’jam atje, jam një jetë në emigrim! Nuk kam qenë asnjëherë aty!

Eni Çobani: S’ke qenë në shtëpi ti fare?

Agim: Kam qenë, por me raste, jo gjithmonë. Më të shumtën e kohës kam qenë jashtë!

Eni Çobani: Me raste tani, më vjen keq por…

“Nderin e kam për vete!”/Mesazhet fusin çiftin në krizë: Mbesa jote të shohë burrat që ka ndërruar!

Në insertin e saj prezantues në rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Alma thotë se nuk pranon të dalë nga shtëpia. Me të hyrë në studio ku përballet me bashkëshortin, Agimin që e akuzon për tradhti, ajo i thotë se nderin e ruan për veten e jo për të. Megjithatë, debati mes tyre është në tone tepër të larta pasi Agimi nuk e dëgjon aspak gruan e tij prej 30 vitesh.

Alma: Për çfarë më ke sjellë mua këtu ti sot?

Agim: Ik atje, ik! Ik, mbaj vendin tënd atje! Mos më hajde këtu ti muaa!

Alma: Për çfarë?

Agim: Ik atje moj po të them!

Alma: Nuk të vjen zor!

Agim: Ik atje po të them!

Alma: Ne kemi 30 vjet martesë!

Agim: Nuk më intereson! Ik, largohu! 

Alma: Nuk të vjen zor që më ke sjellë këtu!

Agim: Ik, largohu nga tavolina!

Alma: Unë nderin e mbaj për vete, nuk e mbaj për ty!

Agim: S’më intereson më, çfarë ke bërë, ke bërë, të lumtë, ka kaluar, je e lirë!

Alma: Nga shtëpia nuk dal!

Agim: Ti do të dalësh moj, do të dalësh nga shtëpia! Ti do të dalësh nga çdo gjë! Ti do të dalësh  dhe do të dalësh pa gjë, siç ke ardhur!

Alma: Jo, nuk dal! Unë kam punuar krah për krah bashkë me ty!

Agim: Çfarë ke punuar ti? Ik moj largohu atje! Ke punuar ti!

Alma: Nuk dal nga shtëpia. Kush të ka nxitur ty? Kush? Ato të shikojnë veten e tyre!

Agim: Ik të thashë!

Alma: Të shikojnë veten e tyre, jo mua!

Agim: Ik, largohu! S’më intereson më!

Alma: Më keni torturuar gjithë jetën!

Eni Çobani: E bëre fakt ti? Po ato janë mesazhe more zotëri, nuk i ke vërtetuar ti akoma! Nuk i ke vërtetuar!

Agim: Çfarë dua më moj?

Eni Çobani: Më vjen keq, por mesazhe mund të sjellë kushdo!

Agim: Këto m’i ka dërguar mbesa dhe diçka di, edhe më shumë!

Eni Çobani: Mbesën beson ti, jo gruan?

Agim: Unë e kam besuar këtë deri diku, 4 muaj!

Alma: Mbesa të shikojë veten e saj, jo mua! Të shikojë veten e saj se sa burra ka ndërruar mbesa jote! Motra jote këtë ka kërkuar, të shkatërrojë familjen tënde! Këtë ka kërkuar motra jote! Vetëm motra nuk mund t’u thuash atyre, ato janë injorante, jo motra!

Agim: Ti me ato nuk më ndan dot! Pikë, harroje!

Alma konfirmon deklaratën e Agimit se mesazhet ku aludohet për tradhtinë e saj janë dërguar nga mbesa e tij, por ajo i kërkon llogari se kush janë emrat e përmendur.

Alma: Është e vërtetë që mbesa e tij i ka nisur mesazhe kundër meje. Tani unë dua të vërtetën kush janë ato mesazhe dhe kush janë ata njerëz.

Agim: Çfarë do ti, emra do ti moj? Të vritem me ata moj?

Alma: Dua emra!

Agim: Më mirë ik ti sesa ata moj!

Alma: M’i thoni ti dhe mbesa jote!

Agim: Nuk shkoj në burg për ty unë moj jo! Harroje këtë ti, harroje! Më mirë ti ik largohu dhe ata…

Alma: Do ta shikojmë mbesa jote, motra jote dhe ti ku do të përfundoni, do ju hedh në gjyq! Dakord?

Alma thotë se kjo nuk është hera e parë që ajo është sulmuar prej kunatës e mbesës së burrit, por ka duruar gjithnjë dhe Agimi s’e ka mbrojtur. Ky i fundit e quan “dhelpër” bashkëshorten e tij dhe pretendon se edhe pse ka qenë gjithë kohës në emigrim, për periudha të gjata pa u kthyer, i ka qëndruar besnik.

Alma: Po ti ke qenë gjithë kohës jashtë! Kush të ka ruajtur ty? Unë kam pasur besim.

Agim: Besim sepse unë çdo muaj kam dërguar çfarë është për të dërguar!

Eni Çobani: Sa kohë ke qëndruar jashtë tani se më fal, ti ke qenë i ndershëm dhe kjo zonja s’qenka e ndershme. Tani zotrote, ke qenë jashtë shtetit…

Agim: Nuk është punë ekonomie, nuk është punë leku këtu!

Eni Çobani: S’po diskutojmë lekun, po diskutojmë nderin apo jo! O zotëri, ke qenë jashtë shtetit ti, sa kohë ke qenë jashtë shtetit?

Agim: Kam qëndruar edhe 5 vjet pa ardhur fare!

“Paskam marrë njëshin e zonës!”/I bindur për tradhtinë, burri fyen rëndë gruan

Agimi është i palëkundur në akuzat e tij se bashkëshortja e 30 viteve, Alma e ka tradhtuar. Ai bazohet te mesazhet që i ka dërguar mbesa, për të cilin ai u shpreh në “Shihemi në Gjyq” se ka edhe emrat e personave që pretendohet se Alma ka patur marrëdhënie. Për këtë, ai kërkon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që Alma të largohet nga shtëpia e mos të marrë asgjë.

Gjatë debatit me tone të nxehura, Agimi arrin deri në pikën sa të bëjë edhe etiketime të rënda për Almën. Sipas tij, nuk është faji i personave  të tjerë, por i saji për veprimet që ka bërë

Agim: I bie që kam pasur njëshin e zonës atje, se kështu i bie!

Eni Çobani: Njëshin?

Agim: Njëshin! Unë paskam marrë njëshin!

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë që i thua, ia thua shumë të rëndë zonjës tani. Si paske marrë njëshin e zonës ti tani?

Agim: Nuk e di.

Eni Çobani: Po lëre tani të lutem. Këto epitete mos i vër. Paska qenë njëshi i zonës! Po pse i thua njëshi i zonës? Për çfarë ia thua? Për ta fyer?

Agim: Po të më respektonte mua, do të ishte njeriu  siç duhet. Nuk kishte dalë një llaf deri dje, një llaf s’ka dalë! Si ka mundësi, po bëj 4 muaj këtu e s’më zë gjumi!

Alma: Kush t’i ka thënë? Kush janë ato që t’i kanë thënë ty?

Agim: Çfarë do më ti moj?  Si do ti, të ngrihem unë tani dhe të shkoj e t’i vras ata? Atë do? Nëse do atë, ik e bëje vetë ti!

Alma: Ku e ke motrën?

Agim: Nuk është faji i tyre, mirë?

“Burrë je ti që të tradhton gruaja 30 vjet?”, Çobani vë Agimin ‘me shpatulla pas murit’

Agimi është prej vitesh emigrant në Itali dhe ka një martesë 30-vjeçare me Almën dhe dy fëmijë. Një mesazh nga mbesa e tij e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” me akuza të rënda se Alma e tradhton prej vitesh me persona të ndryshëm.

Për këtë veprim, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, i drejtohet publikisht mbesës së Agimit duke i thënë se si fillim nevojitet kurajë e madhe për të hyrë në  jetën familjare të dajës.

Agimi vazhdon të ngulmojë se Alma do të dalë nga shtëpia. Këtij reagimi të tij, Çobani i kundërpërgjigjet fort duke i thënë se si fillim po bazohet në mesazhe që nuk janë prova dhe së dyti, do të ishte e pamundur mos ta kuptonte në 30 vjet.

Eni Çobani: E para nëjherë se unë nuk doja të merresha shumë me këtë pjesë se të shoh të emocionuar, por tani do të më dëgjosh mirë. Duhet të hiqni dorë ju burrat të vini me nga një telefon në dorë që ta ka sjellë mesazhin dikush dhe del këtu publikisht dhe do të njollosësh këtë zonjën në  nderin e saj duke i thënë më ke tradhtuar 30 vjet. Ore zotëri, po ky është turp për ty njëherë. Është Turp i madh për ty në qoftë se del para publikut dhe thua 30 vjet më ka tradhtuar gruaja. Po ku ke qenë ti? Burrë je ti që të tradhton gruaja 30 vjet? Burrë je ti? Pra, ose s’do të pranosh këtë gjë dhe do të thuash zonja Eni, më është mërzitur gruaja se edhe të mërzitet gruaja se kështu ka ardhur koha, ju burrat tani, pas 30-40 vjetësh ju mërziten gratë. Zonja është si vajzë e re.

Agim: S’më intereson! Merre ti në shtëpinë tënde, mbaje ti!

Eni Çobani: Edhe në shtëpinë time do ta marr!

Alma: Kam shtëpinë time unë ore!

Eni Çobani: Po ç’është kjo dorë që drejton ti njëherë? Ç’është kjo dorë? Ajo do të rrijë si zonjë o zotëri!

Agim: Merre ti në shtëpinë tënde, çfarë të them unë? Merre në shtëpinë tënde!

Eni Çobani: Nderin gratë nuk e kanë as për burrat, as për fisin e burrave. E kanë për veten e tyre! Në qoftë se kjo zonja ka bërë një veprim të pamoralshëm, të paska tradhtuar, po të jesh i zoti, vërtetoje! Pavarësisht kësaj, ne s’kemi të drejtë të gjykojmë në jetën e asnjërit, pra pavarësisht se çfarë thua ti, unë këtë zonjën nuk e gjykoj dot!

Eni Çobani shkatërron planin e Agimit, zbulon qëllimin e vërtetë të akuzave ndaj gruas për tradhti

Pretendimi e tradhtisë bashkëshortore nga Agimi për gruan e tij  prej 30 vitesh, Almën, duket se ka një prapaskenë. Ndërmjetësja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e interpeton si një metodë të përdorur nga Agimi për të mbështetur akuzat e tij për tradhti nga Alma. Kjo do t’i shërbente atij si siguri që Alma mos të përfitojë dot gjysmën e saj të pasurisë.

Eni Çobani: Unë e kuptoj, ju e sillni tradhtinë bashkëshortore duke menduar akoma që nëpërmjet provimit të tradhtisë, zonja nuk do të marrë pasuri, por ligji këtë nuk e parashikon.Ti e di që sot martesat nuk ndahen për tradhti bashkëshortore? Ndahen sepse çifti nuk shkon më. Ti mund të sjellësh prova sa të duash, por fakti është që zonja ka bërë atë jetë që ajo ka menduar, ka qenë e denjë për familjen, ti thua që ka tradhtuar, prova nuk ka dhe ju shkoni drejt divorcit. Regjimi pasuror nuk ndikohet nga ato që ke sjellë ti me mesazhe dhe kjo të humbasë pasurinë se unë e kuptoj tani: kjo ngritje e zërit, kjo tundje e telefonit, kjo sjellje e mesazhit, ke dashur të vish këtu dhe të provosh përpara publikut që meqenëse kjo më ka tradhtuar, të dalë nga pasuria se s’i takon asgjë. Jo! Kjo nuk ndodh!

Në vijim, Çobani ftoi mbesën, kunatin dhe motrën e Agimit që të përballen dhe të vërtetojnë gjithçka kanë thënë për Almën. Njëkohësisht, mesazhi i mbesës së tij që ka sjellë këtë problematikë i hap rrugë Almës për të ngritur një padi për shpifje dhe të dëmshpërblehet.

Eni Çobani: E para, që në këtë moment, kësaj zonjës i lind e drejta të hapë padi për shpifje nga ai mesazh që ka mbërritur në telefonin e bashkëshortit dhe të marrë dëmshpërblim pikërisht për këtë që po thuhet publikisht për këtë zonjë, për tradhtinë bashkëshortore të paprovuar. Është e paprovuar, Agim, pra ai mesazh tani do të merret nga kjo zonja dhe do të çohet në gjykatë. Do të vijë ajo Nertila bashkë me atë mesazhin dhe do të provojë përpara gjykatës se ka thënë që ka tradhtuar bashkëshortja jote dhe ti po të ishe nga ai burrë që thua jam burrë, do ta bëje ti këtë gjyq me mbesën tënde, jo zonja jote!

Agimi vijon të thotë se ka ndodhur apo jo diçka, atij nuk i intereson dhe Alma thjesht duhet të largohet nga shtëpia. Kjo deklaratë tregon qëllimin e tij të vërtetë që Çobani nuk humbet kohë për ta evidentuar plotësisht.

Eni Çobani: Mesazhin e ke sjellë për të provuar përpara publikut pandershmërinë e bashkëshortes tënde dhe për të justifikuar më pas që asaj s’i takon asgjë. Ky është qëllimi yt, i mbesës dhe i motrës! Këtë s’do ta arrini! Ajo do të marrë gjysmën e pasurisë, kaq! Juve nuk mund t’i vini grave të tilla thënie, të lutem! Nuk edo më gruan, nuk shkon më me të, zgjidhe martesën! Nuk arrin dot të rrish me gruan, por ama mos prek figurën, privatësinë dhe nderin e saj! Nuk e ke provuar dot, nuk ke thënë asnjë fjalë për sa i përket tradhtisë faktike, ke vetëm një mesazh, atë mesazhin do ta çojë në gjykatë ajo zonja dhe do të marrë ca para, ja po të them unë!

“Të Panjohurit”

Anxhela Nisi

/tvklan.al