#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#arditgjebrea #e dielashqiptare #klaudja #romana #motra #shoqe #bilisht #mesuese #dashuri #karriere #ndarje #mesazh

“Si është të punosh me Rudina Magjistarin?” Gazetarja flet pa dorashka në “Ka Një Mesazh Për Ty”

Protagonistja e parë e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ka bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në studion e së “Dielës Shqiptare” pasi është pjesë e një tjetër programi në Tv Klan.

Klaudia është një prej gazetareve të programit të dashur të pasdites, “Rudina” dhe ka një histori për të ndarë e dikë për të falenderuar. Por përpara se të mësojmë për këtë, jemi kureshtarë të dimë si është të punosh në një program të përditshëm si “Rudina”, por edhe me vetë moderatoren e tij, Rudina Magjistarin.

Ardit Gjebrea: Klaudia , sa vite ke që punon në Klan?

Klaudia: Në Klan kam vetëm 1 vit, jam herët, por kam punuar në media të tjera si gazetare.

Ardit Gjebrea: Je me “Rudinën” apo jo?

Klaudia: Po.

Ardit Gjebrea: Përpara se të më tregosh për atë çka ke ardhur, si është të punosh me “Rudinën”?

Klaudia: Është bukur, ti rritesh, mëson ç’do të thotë të jesh një gazetare  e vërtetë, si t’ia dalësh vetë në jetë dhe të gjitha ato normat që  gazetaria përmban.

Ardit Gjebrea: Po Rudina?

Klaudia: Rudina e ëmbël siç duket edhe në ekran, edhe shumë korrekte.

Kur dashuria nuk mjafton! Fundi i lidhjes disavjeçare, gazetarja rrëfen sakrificën që i theu zemrën

Klaudia është zhvendosur për një ditë nga programi i përditshëm i “Rudinës” në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë historinë e saj. Në rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gazetarja tregoi për familjen dhe lidhjen e fortë me ta, sakrificat e prindërve për të, motrën e vëllain dhe dashurinë për profesionin.

Por në jetën private të Klaudias ka ndodhur një lëkundje e fortë që i ka thyer edhe zemrën. Historia disavjeçare e dashurisë, për të cilën sakrifikoi edhe profesionin, përfundoi. Përjetimi i fortë nuk i përkiste vetëm Klaudias, por edhe familjes që ishte e shqetësuar për të.

Klaudia: Normalisht që edhe unë se sot e kësaj dite që flasim jam 30 vjeç kështu që patjetër kam jetuar dhe kam pasur një histori të bukur dashurie, e cila fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk përfundoi edhe aq e lumtur. Ishte një marrëdhënie e gjatë disavjeçare, por që ishte, mbetet tek “ishte”. Mendoj se në ditët e sotme, në një botë me shumë mundësi, njeriu duhet të zgjedhë gjithmonë veten dhe familjen për aq kohë sa gjysma jote më e mirë nuk arrin ta kuptojë se disa ëndrra apo pasione janë shumë të rëndësishme për  gjysmën tjetër dhe nuk është aty për ty në çdo hap për të luftuar dhe për ta çarë detin të dy, atëherë ose njëri duhet të mësojë notin ose… ka një problem në këtë mes.

Ardit Gjebrea: Në këtë rast duhet ta mësoje ti notin apo ai?

Klaudia: Le të themi të dy nga pak, nuk arritëm ta çanim detin.

Ardit Gjebrea: Dhe kur një marrëdhënie disavjeçare nuk funksionon, ti ke një përjetim dhe familja ka një përjetim sepse kur zgjat me vite, besoj që personi bëhet pjesë edhe e jetës së tyre apo jo?

Klaudia: Patjetër që po. Kjo është edhe arsyeja që unë e kam ftuar Romanën sot, përpos gjithë pjesës që është programi im i preferuar dhe jam sy e veshë, jo vetëm si gazetare, por edhe si Klaudia, si individ.

Ardit Gjebrea: Faleminderit!Klaudia:Mendoj se kujtimet janë gjërat më të bukura në jetë që ne u lëmë të dashurve tanë dhe na bëjnë të kuptojmë që ne kemi jetuar, përmes atyre kutjimeve. Doja ta kishte pikërisht këtë kujtim për t’i thënë që pavrësisht gjithçkaje, unë jam mirë, ai sfondi bardhë e zi që unë kam përjetuar dhe jo

Dorëzoi mesazhin e fundit, Ardit Gjebrea ndan lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta së taksistit 53-vjeçar

Nuk është sekret që prej vitesh, City Taxi është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Flotën e tyre e kemi parë shpesh të shoqërojë mesazherët e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” që të dorëzojnë mesazhet apo edhe për të sjellë të ftuarit në shtëpinë e programit.

Rrugëtimi i fundit për të dorëzuar mesazhin për Romanën në Bilisht, ka qenë i tillë për një prej taksistëve të kompanisë, Fatmirin. Pas insertit, Ardit Gjebrea ndau lajmin e trishtë se 53-vjeçari është ndarë nga jeta papritur, vetëm pak ditë pas dorëzimit të mesazhit të fundit. Moderatori shprehu ngushëllime të sinqerta dhe përkujtoi Fatmirin e ndjerë.

Ardit Gjebrea: Në një nga momentet e  fundit, teksa taksia u ndal pashë Fatmirin, shoferin i cili sot në mëngjes u nda nga jeta dhe ne kemi çuar mesazhin parmbrëmë në Bilisht dhe sot në mëngjes na thanë, 53 vjeç, Fatmir Kovaçi është ndarë nga jeta dhe ka qenë një dhimbje shumë e madhe sepse prej 10 vitesh ai dhe një kolegu i tij, kanë qenë ndër të parët dhe të vetmit që kanë rrugëtuar për 10 vite me këtë kompani që në krijimin e saj. Unë do të doja që t’i shprehja ngushëllimet familjes së Fatmirit dhe qoftë i parajsës. Ata bëhen pjesëtarë të familjes sonë, të gjithë bashkëpunëtorët tanë, ne punojmë me ta, gëzojmë me ta dhe Fatmiri ishte një zotëri i vërtetë, i qeshur. Unë shpesh kam udhëtuar me të, vetëm fjalën e mirë dhe ta bënte udhëtimin edhe më të këndshëm që ti shkoje me qejf në çdo destinacion aty ku do të mbërrije. Edhe ky program lë kujtime dhe unë jam shumë i lumtur për këtë dhe gjithmonë them, le t’i lëmë kujtimet së bashku sepse nuk dimë sahatin e Zotit, momentin kur ai ka vendosur të na marrë pranë vetes kështu që çdo moment ta jetojmë sikur të ishte i fundit, ta gëzojmë dhe të lëmë mënjanë të gjitha trishtimet, të gjitha ato momentet kur ne i japim trishtim apo gëzim dikujt  tjetër sepse asnjëherë nuk dimë sesa jemi dhe deri kur do të jemi. 

“U mbyll për të gjithë”/ Pas shërimit nga plagët e dashurisë, Klaudia hap zemrën sërish

Në të gjithë sfidat e jetës e sidomos pas thyerjes së zemrës nga dashuria, Klaudia kishte gjithnjë në krah motrën e madhe, Romanën. Ajo tregoi në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesi pas fundit të lidhjes së saj disavjeçare, u prek e gjithë familja dhe Klaudia u kthye në shqetësimin kryesor. Por tani gjithçka ka mbetur pas ndaj ajo ka ftuar Romanën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që t’i thotë se dielli në jetën e saj shkëlqen sërish

Klaudia:Së pari, dua të të them më fal sepse në qoftë se unë jam ky personi që jam çdo ditë në ekran dhe jam mësuar me kamerat, e di që ti je e kundërta ime në çdo gjë prandaj dhe më fal, por ti je gjithçka për mua dhe doja realisht të ta lija këtë kujtim të bukur. Ti e di që bashkë kemi qenë që në fëmijëri dorë për dore, gjithmonë të pandara. Edhe kur ti ike në Korçë dhe kemi qenë shumë kohë larg njëra-tjetrës, ti ke qenë gjithmonë aty për mua si një motër, shoqe dhe një nënë e dytë.Nuk i harroj gjithë sakrificat që ke bërë për mua, që më vishje aq bukur, që kujdeseshe, m’i kapje bisht ato flokët e mia të gjata, kaçurrelë që kam pasur, nuk e harroj kurrë kur t’i merrja rrobat fshehurazi dhe gjithmonë ziheshim derisa të kam dëgjuar duke folur me Mikelin në telefon dhe të kërcënoja që do t’u tregoja prindërve. Nuk harroj kurrë asnjë lloj sakrifice që ti ke bërë për mua. Sot jam këtu për të të thënë që unë jam shumë mirë. Ti e di që unë jam vajzë që gjithmonë ia dal, gjithmonë vrapoj drejt diellit.

Sot jam mes ëndrrës sime, mes njerëzve që më vlerësojnë, që i dua, por pengu im më i madh je ti. Ajo që ti ke përjetuar në momentin që unë kam mbyllur një kapitull të shkuar në jetën time, ti e ke vuajtur shumë më shumë sesa unë… por bota ime është e mbushur plot me ngjyra. Për mua gjëja më e rëndësishme që ju të jeni mirë, është primare profesioni, shkolla, ajo për të cilën mami e babi kanë punuar ditë e natë që ne të jemi dikush, pastaj zemra ime është e mbushur plot me dashuri.

E prekur, Romana shprehu sa me fat është që ka një motër si Klaudia. Ajo u pyet nga mdoeratori Ardit Gjebrea pse familja është kaq e merakosur për të dhe sqaroi se shqetësimi i të gjithëve ishte mbyllja e Klaudias në vetvete.

Romana: Më duket sikur Klaudia kur mbylli një kapitull të jetës së saj, m’u duk sikur ajo e mbylli për të gjithë, sikur ajo u mbyll shumë në vetvete dhe u tërhoq. Ky ishte i vetmi merak.

Ardit Gjebrea: Shiko, ka edhe një moment, kur ti dashuron fort, është e pamundur që ta hapësh atë kapakun menjëherë pas pak kohe, kështu që është një proces i gjatë reflektimi dhe në këtë kontekst jam me Klaudian sepse kur je thellë, nuk del dot menjëherë sepse sa më thellë zhytesh, aq më shumë kohë do që të dalësh në sipërfaqe. Nëse je në sipërfaqe gjithë kohën, atëherë mund të shohësh nga të duash, pro që e ka të vështirë që ajo të krijojë një lidhje menjëherë.

Romana: Është e vërtetë. Unë thjesht dua që ajo ta lërë atë derën hapur që të ketë mundësi të krijojë lidhje apo njohje të reja me cilindo që ajo mendon.

Klaudia: I kam hapur edhe dritaret!

/tvklan.al