#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #kullahupi #bulqize #mashtrim #histori

“Emrin ia vë si të dua”, fqinji shfrytëzon monumentin e kulturës përmes mbiemrit të njëjtë

Rubrika “Shihemi në Gjyq” këtë herë është zhvendosur nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan në zyrën e ndërmjetëses Eni Çobani. Rasti që trajtohet është ai i kullës Hupi në Bulqizë e cila  në vitin 1977 është shpallur monument kulture.

Genti është trashëgimtar i saj dhe në studion e Çobanit e ka sjellë një shqetësim i fortë lidhur me kullën e vjetër. Vetëm 500 metra larg tij ndodhet një familje tjetër me mbiemrin Hupi, por që nuk kanë asnjë lidhje gjaku. trashëgimtari i saj, Lulian ose Lulëzim Hupi e reklamon në internet dhe rrjete sociale si kulla Hupi e duke pretenduar që në të vërtetë monumenti i kulturës, i rikonstruktuar.

Genti ka sjellë edhe imazhe të kullës dhe tregon se e vërteta është monumenti mbi 200-vjeçar. Ai konfirmon se Lulzimi është në dijeni të këtij fakti, por i ka thënë se nuk ka asnjë problem që ai të përdorë mbiemrin e njëjtë që kanë për biznesin e tij që e reklamon si kulla Hupi.

Eni Çobani: Lulëzimi ka qenë në dijeni që kjo kullë është monument kulture dhe që nuk mund të shfrytëzohet emri i monumenteve të kulturës?

Genti: Po, e di dhe e ka shprehur edhe vetë. Më ka thënë ‘po, unë e di si është e vërteta, por pse ia  vë unë kulla Hupi ku është problemi?’ Si i thashë mund t’ia vësh ti kulla Hupi dhe duke referuar gjithçka, ishte shtëpia kështu, tani është bërë kështu, është restaruar, është bërë, është kthyer?  Si mund të thuash ti kulla  Hupi se edhe kryeministri në rast se e keni dëgjuar ka thënë është një kullë historike? Kjo është thelbi i gjithçkaje. I kam thënë, Lulëzim, mbi ç’baza flet ti se unë kam disa dokumente këtu…

Eni Çobani: E shoh që ke një dosje të tërë, po.

Genti: Këtu rezulton banesa e Sulë Hupit.

Eni Çobani: Ju flisni gjithmonë për kullën këtu, po.

Genti: Po, për kullën aty. I thashë ç’ne ti këtu? I kam thënë t’i heqësh gjërat sa i përket kullës time.

Eni Çobani i shpjegon Gentit se Lulëzimi, edhe pse nuk ka pranuar të përballet me të, ka qenë në zyrën e saj. Pa i ndarë deklaratat e tij me detaje, ndërmjetësja shprehet se Lulzimi ka rrëzuar çdo deklaratë të Gentit. Sërish ai ka deklaruar që biznesit mund t’i vendosë çfarë emri të dëshirojë.

Eni Çobani: Unë këtu nuk mund të transmetoj dhe të  mbroj fjalët e askujt kur ai nuk vjen vetë në  publik, por dua të them vetëm një fakt: që ai hedh poshtë çdo pretendim tuajin. Do të thotë që kulla e vërtetë për të cilën ne bëjmë fjalë është kulla e tij dhe unë i kam bërë një pyetje, që kulla Hupi për të cilën pretendohet që është monument kulture, a është vërtet e Gentit apo edhe juaja? Dhe më ka pretenduar që ‘kulla dhe ajo çfarë flitet, normalisht është një gjë e rrënuar dhe nuk ekziston, unë jam Hupi dhe emrin e kësaj ose këtij biznesi e vë unë si të dëshiroj unë dhe unë e kam quajtur kulla Hupi’.

Regjistron biznesin si bujtinë dhe e reklamon si kulla Hupi, mashtrimi me monumentin e kulturës

Kulla Hupi në Bulqizë është shpallur monument kulture që në vitin 1977 për shkak të veçorive që ajo ka. Trashëgimtari i saj, Genti Hupi ndodhet në studion e ndërmjetëses Eni Çobani për të ndarë me shikuesit e “Shihemi në  Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shqetësimin e tij.

Fqinji ka të njëjtin mbiemër dhe në rrjetet sociale reklamon pronën e tij si kulla Hupi për qëllime biznesi. Por çfarë ndodh? Duke qenë se nuk mund ta përdorë këtë në dokumentet zyrtare, siç shpjegon Eni Çobani përmes një ekstrakti nga QKB, ai e ka regjistruar biznesin si bujtina Hupi, por përdor termin e kullës.

Eni Çobani: Biznesi i Lulëzim apo Lulian Hupit nuk është kulla  Hupi, është bujtina Hupi. Tani për më tepër, dua të dëgjoj nga zotëria që kam këtu.

Genti: Siç e shihni edhe ju këtu, këtu thotë gazeta “Dibra” e Sul Hupit, këtu ndodhet shtëpia e Lulzim Hupit, nuk është kulla Hupi kjo. Këtu rezulton me një fjalë shtëpia e Lulzim Hupit.

Eni Çobani: Pra termi sipër është kulla Hupi dhe është shfrytëzuar fotoja e biznesit të Lulzimit, nuk është kulla e vërtetë.

Genti: Për të manipuluar kullën e vërtetë që thotë kulla Hupi një nga kullat më unike dhe këtu ndodhet varri i stërgjyshit tim Sulejman Hupi. Këtu tani unë duke iu referuar kësaj dhe i kam thënë edhe Lulëzimit, i kam thënë Lulëzim, hajde këtu, tani kulla Hupi këtu, ti je apo jam unë? “Jo po unë e vë emrin  si të dua unë, e kam shtëpinë time, e vë si të dua unë”. I thashë ti je bujtina Hupi, jo kulla Hupi, për çfarë e bën këtë, për të më prishur punë mua?  “jo”, tha, “ka folur edhe kryeministri për këtë histori”. I thashë për kë histori ka folur kryeministri? Duke dëgjuar videon e kryeministrit dhe kjo është një fakt shumë i mirë, i kam thënë shiko këtu çfarë thotë, kulla Hupi, një nga kullat më unike dhe kulla historike, tani kulla historike i kam thënë, ma fakton dot se je ti kulla?

Veç kësaj, në fotot që Eni Çobani dhe Genti tregojnë, Lulëzimi reklamon pronën si kulla Hupi duke përdorur fotot e biznesit të tij.

Eni Çobani: Kulla e vjetër historike, unike, ta përdorim fjalën për ta kuptuar më mirë është kulla  për të cilën po shikojmë dy fotot poshtë. Ndërkohë sot, reflektohet si e rikonstruktuar në fotot sipër ndërkohë që nuk është e vërtetë. Kulla për të cilën flasim që është e rikonstruktuar, është kulla  e biznesit të Lulëzim Hupit, pra nuk është kulla historike dhe unike. Përdorimi i emrit nga z. Lulëzim Hupi është një shkelje e ligjit e cila është e palejueshme si nga ligji dhe nga shoqëritë tregtare, por edhe nga ligji penal në Republikën e Shqipërisë. 

Akuza e rëndë ndaj fqinjt: Më mashtroi babain 80-vjeçar, i dha 50 mijë lekë të vjetra për qoshet e shtëpisë

Genti Hupi, trashëgimtari i kullës Hupi në Bulqizë që është shpallur monument kulture përballet me një problem me fqinjin e tij, Lulëzim Hupin. Ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitet në studion e Eni Çobanit ku po zhvillohet kjo seancë e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Veç mbiemrit të njëjtë, Genti dhe Lulëzimi kanë asnjë lidhje gjaku. Lulëzimi reklamon biznesin e tij si kulla Hupi, edhe pse e ka regjistruar si bujtina Hupi. Distanca mes dy pronave të Gentit dhe Lulëzimit është fare e vogël. Ai përdor fotot e biznesit të tij dhe historikun e monumentit të kulturës për biznesin, diçka që nuk lejohet në rastin e një monumenti kulture.

Jo vetëm kaq, por Genti thotë se duke shfrytëzuar faktin që në kullë jeton babai i tij i moshuar, Lulëzimi ka bërë një tjetër shkelje. Ai i ka dhënë të moshuarit 5000 lekë në këmbim të pjesëve historike të kullës Hupi që më pas i ka implementuar në biznesin e tij.

Genti: Si nuk ka turp ky njeri që është lindur e rritur aty të shkojë e të më mashtrojë plakun tim 80 vjeç sot…

Eni Çobani: Pse, çfarë ka bërë tjetër?

Genti: Ka marrë qoshet e shtëpisë dhe dy arka të vjetra të plaçkave që kanë mbi 200 vjet…

Eni Çobani: Si qoshe e shtëpisë?

Genti: Qoshet e shtëpisë që janë shembur unë i kam ruajtur me diçka aty në cep.

Eni Çobani: Dhe ky i ka marrë e i ka futur në ndërtim?

Genti: Po, i ka futur aty. Dhe dy gurët që janë me harqe, të shkruara me shkronja turke siç është edhe varri aty…

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë pastaj. Për këtë mban përgjegjësi. Për këto fjalë që po përdor, është shumë e rëndë.

Genti: Mbaj un  përgjegjësi se janë fakte provë dhe m’i ka pranuar edhe ai. Jam ulur në kafe dhe i kam thënë Lulëzim përse m’i ke marrë këto, tha “i kam dhënë 50 mijë lekë”. Po kë mashtron ti me 50 mijë lekë?

Eni Çobani: 50 mijë lekë të vjetra apo të reja?

Genti: 50 mijë lekë të vjetra. Kë mashtron? Ke pyetur ti se këtu jeton edhe një mashkull tjetër, ti e di se unë jetoj në atë shtëpi? Si shkon ti pa më pyetur mua, shkon e merr çfarë do ti për të marrë?  Merr për 2 qoshe e merr 12 qoshe dhe arkat e vjetra? Si e prek ti diçka pa më pyetur mua sado që babai im është atje? Më ka thënë do t’i sjell dhe akoma s’i ka sjellë.

Eni Çobani: Më fal se tani e kam edhe me Faikun, babain tënd. Në monument kulture nuk ke të drejtë as ti të marrësh gjëra.

Genti: Unë jam gjobitur për një dritare para shumë vitesh që ma ka thënë mamaja ime.

Eni Çobani: Pikërisht si mund të marrësh shoqet dhe ia ke dhënë zotërisë?

Kërcënohet Eni Çobani! Ndërmjetësja reagon publikisht: Mos harro kujt ia ke dërguar!

Në përfundim të bisedës me Genti Hupin, trashëgimtarin e kullës Hupi në Bulqizë, Eni Çobani i bëri thirrje fqinjit të tij, Lulëzim Hupit dhe instancave shtetërore për të zbardhur çështjen. Në këtë puntatë të “Shihemi në Gjyq” që u zhvillua në zyrën e saj dhe jo në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndërmjetësja dhe qytetari zbuluan mashtrimin e kullës Hupi.

Objekti njihet si monument kulture, por Lulëzimi ka përfituar  nga mbiemri i njëjtë për të reklamuar bujtinën e tij si kulla Hupi, edhe pse e ka regjistruar me termin e parë. Ai përdor fotot e biznesit krah togfjalëshit “kulla Hupi”, ka marrë pjesë të monumentit për t’i vendosur në bujtinën e tij ndërkohë që bashkia Bulqizë nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Duke qenë se Lulëzim Hupi nuk pranoi të përballej me Gentin, ai ka hedhur poshtë pretendimet e tij në një takim të mëparshëm me ndërmjetësen. Por biseda me Eni Çobanin nuk ka mbetur me kaq. Ajo zbulon se ka marrë një kërcënim prej tij përmes celularit të cilin do ta publikojë nëse situata vazhdon.

Eni Çobani: Mos harro dhe një fakt dhe duhet ta dinë edhe shqiptarët që është hera e parë që unë marr një mesazh nga një qytetar sikundër është Lulëzim apo Lulian Hupi që në momentin që u ftua për të qenë publikisht përballë shqiptarëve me një të vërtetë sikundër thotë Genti Hupi, por pse jo edhe me të vërtetën e Lulëzim Hupit, Eni Çobani ka marrë një kërcënim. Mos harro se ia ke çuar Eni Çobanit dhe nëse do të dëshirosh, unë sot nuk do ta bëj publike, por në një emision tjetër nëse do të vazhdosh, do të lexoj çdo rresht që ke shkruar në këtë mesazh.

/tvklan.al