Kuba kaloi orë të gjata në errësirë totale pasi doli jashtë funksionit termocentrali kryesor Antonio Guiteras në Matanzas duke lënë pa errësirë rreth 10 milionë njerëz.

Por zonat rreth kryeqytetit Havana dhe në spitalet kryesore tashmë furnizohen me energji elektrike. Megjithatë ministria e energjisë ka deklaruar se procesi i rikthimit të energjisë në të gjithë vendin do të kërkojë pak kohë.

Aktualisht qeveria ka mbyllur shkollat ​​dhe industritë jo aq të domosdoshme dhe ka dërguar në shtëpi shumicën e punonjësve të shtetit.

Ishulli ka pasur me muaj ndërprerje të gjata të energjisë elektrike duke bërë që qeveria të shpallë një emergjencë energjetike këtë javë. Kuba pretendon se shkak për situatën është bëre embargoja tregtare e SHBA-së, si dhe sanksionet e vendosura më herët nga ish-Presidenti Donald Trump.

Edhe Rusia dhe Meksika, të cilat në të kaluarën kanë dërguar karburant në Kubë, gjithashtu kanë reduktuar ndjeshëm dërgesat.

Klan News