Emisioni “Stop” ndodhet në qytetin e Vlorës, pasi qytetari Sokol Musta tregon se ka pasur një konflikt me fqinjën. Kjo e fundit donte të riparonte derën në biznesin e Sokolit, por i ndodhi një vaki dhe u pezullua puna. Sokoli thotë se ia ka kthyer lekët në sy të policisë. Por zonja 62-vjeçare e shan dhe e ofendon me fjalët më të ndyra atë dhe të birin vetëm 12 vjeç.
Sokol Musta, denoncuesi: Para 6 muajsh kam patur një problem të vogël me një zonjë afër biznesit që kam unë. Zonja donte të bënte një derë të përdorur, donte ta riparonte dhe më dha 230 mijë lekë të vjetra. Asaj i ndodhi një vaki, i vdiq i ati dhe e pezulluam punën. Më vonë më kërkoi lekët dhe i thashë që do ia ktheja. Zonjës unë i kam kthyer lekët.
Gazetari: Po le të ndalemi pak te kërcënimet dhe sidomos te fëmija yt i mitur.
Sokol Musta: Djalin e kam 12 vjeç.
Gazetari: Çfarë ndodh me djalin, çfarë i bën kjo zonja djalit tuaj.
Sokol Musta: Djali sa herë që kalon, ajo sa e herë e shikon e përzë. Djali ndjehet shumë i frikësuar dhe i kërcënuar se ajo edhe mund ta qëllojë me ndonjë send të fortë, me ndonjë gur, hekur apo ndonjë thikë. Prandaj kërkova ndihmë që të më zgjidhet ky problem. Kam disa herë kallëzim edhe në rajon, por inspektori nuk ka marrë masa ligjore. Më ka kërcënuar edhe në sy të inspektorit në komisariat që do të më vrasë fëmijën.
Ne kemi një video, ku e akuzuara i afrohet natën makinës së denoncuesit dhe me fjalor të tmerrshëm shan dhe kërcënon.
Sokol Musta, denoncuesi: Në fillim zonja i hodhi vaj makinës dhe atje te makina siç ua kam treguar dhe ju, ku hipja te makina shikoja gërvishtje, nuk e di me çfarë i ka bërë, me ndonjë çelës apo kaçavidë. Unë i kam fotografuar të gjitha. Ajo i ka thënë djalit fjalë nga më banalet, që nuk më lejon edukata t’i them. Të gjithë fëmijët në lagje e kanë dëgjuar atë kur shan djalin tim që unë e kam 12 vjeç. Ai ndjehet shumë i mënjanuar nga komuniteti që na rrethon këtu, nga fëmijët dhe nga të gjithë.
Denoncuesi: Fol mirë moj, se nuk je mirë, moj.
Fqinja: Shumë mirë flas unë! Ajo, që është e vërteta!
Denoncuesi: Nuk ke punë me këtë, se ky është kalama. Është minoren!
Fqinja: Ai? E kanë q… që në klasë të dytë. E kanë q… Ia futën dhjetë vetë…E kanë q… Lamashi! Nuk më bën dot gjë ti mua, të hidhesh përpjetë!
Familjarët pretendojnë se Policia e Vlorës asnjëherë nuk e ka referuar rastin ashtu siç duhet, madje ata kanë ankesa edhe për inspektorin e zonës.
Gazetari: Si e interpretoni ose si e menaxhoni ju që jeta e një fëmije është në rrezik.
Inspektori: Po të na i bini prezent do të fillojmë të marrim të gjitha masat o burr. Në momentin që është një fëmijë i moshës 12 vjeç, po të na i bini prezent do të ngrihen të gjitha veprimet, do të bëjmë të gjitha veprimet sipas ligjit. Do të bëhen të gjitha veprimet komplet, të na çojnë letrat dhe nëse ka elementë të veprës penale, referojeni në Prokurori.
Denoncuesi: Nuk më ke pranuar videot! Më tha mua: “Do të të vras djalin!” dhe ti nuk bëre asgjë, pastaj.
Inspektori: Mirë, mirë, dakord!
Denoncuesi: Nuk bëre asgjë! Ti duhet të marrësh një masë sipas ligjit, sidomos në rastin e fëmijëve, që tha: “Unë do të vras djalin” dhe ku, brenda në komisariat. Po sikur ta bëjë unë atë, do të më vije prangat.
“Stop” ka takuar dhe zonjën në fjalë.
Fqinja: S’kam gjë me djalin e vogël unë. Ore ti, më kanë sharë, më kanë thënë k… Unë, asgjë s’i kam thënë djalit të tij.
Nga video duket se 62-vjeçarja ka probleme të shëndetit mendor, ndaj “Stop” kërkoi ndihmën e ekspertëve të shëndetit mendor.
Infermierja: Unë jam infermierja e Qendrës Komunitare. Keni nevojë për shërbimin tonë?
Fqinja: Nuk kam nevojë unë. Merrni ata budallenjtë!
Qytetarja u regjistrua si një rast i ri dhe mjeku Stilian Lepuri, përgjegjës i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Vlorë, vuri re çrregullime. Ai kërkoi që ajo të trajtohet në Spitalin Psikiatrik, për t’u kuruar për vete e për të mos qenë më shqetësim për fqinjët./tvklan.al