Një makinë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Gjermanisë, Magdeburg.

BBC News raporton se si pasojë e përplasjes, të paktën 2 persona (përfshirë 1 fëmijë) kanë ndërruar jetë dhe 68 të tjerë janë plagosur. 15 prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, i cili ka qenë nën drejtimin e automjetit. Thuhet se ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, makina tip “BMW” kaloi 400 metra mes turmës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Policia në qytetin qendror të Gjermanisë tha se operacionet po zhvillohen akutualisht në tregun e Krishtlindjeve, i cili për momentin është i mbyllur, duke mos dhënë detaje të tjera. /tvklan.al