Deklarata e Albionit para disa ditësh se vajzat janë ‘Janë si çopapet që ndërron’ është bërë temë bisede në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story”. Pasi konkurrentet janë shprehur të revoltuara nga këto fjalë të tij, Albioni ka kërkuar falje nëse i ka ofenduar vajzat, duke shtuar se nuk e ka pasur me kuptim negativ këtë deklaratë.

Eni Shehu: Vajzat e tjera si e komentojnë këtë deklaratë?

Klaudia: Ti je rritur mes gocash apo jo?! Këtë temë nuk duhet ta diskutosh fare!

Kristi: Ne duhet të dimë se në Shqipëri ka shumë femra që kanë shumë qejf që të trajtohen si objekte.

Eni Shehu: Na e thuaj me emër, ti ke identifikuar ndonjërën në program që do të objektivizohet?

Kristi: Në program jo, por po them në përgjithësi.

Mirela: Mendoj se një vajzë ka të drejtën e saj të zgjedhë dhe nuk duhet paragjykuar për zgjedhet e saj. Sigurisht që nuk mund të trajtohet si objekt se do të thotë që përveç faktit që nuk ka asnjë emancipim personi që mendon në këtë mënyrë, por tregon dhe mungesë respekti dhe për vetveten dhe për tjetrin.

Lili: Në aspektin sipërfaqësor, ai tog fjalësh ishte shumë i rëndë në fakt, por e marrim rastin konkret dhe për situatën ku ishte i përfshirë Albjoni, besoj se donte që të shenjëstronte faktin që ‘nuk është fundi botës nëse mund të përfundojnë gjërat me dikë’.

Eda: Jam dakord me Lilin në këtë pjesë, mendoj se tingëlloi shumë keq, por nuk mendoj se donte që të thoshte atë.

Eni Shehu: Nëse do ta thoshte ty dikush këtë…?

Eda: Thjesht do të vazhdoja jetën time larg atij mashkulli.

Dea: Për mua ka qenë shumë shokuese ajo deklaratë, unë nuk e kisha dëgjuar realisht këtu dhe ajo pjesa e parë që dëgjova që tha ‘o se vajza ka plot’. Ajo faleminderit e imja ishte me inat deri diku. Duke qenë se unë e njoh Albionin pak më shumë se të tjerët këtu, normalisht që u ndjeva e ofenduar nga ajo që tha, por nuk e di tani nëse po e bëj një sy të verbër edhe një vesh shurdh, por unë brenda meje nuk dua të besoj se e ka pasur me qëllim të keq.

Albioni: Unë ju kërkoj falje shumë vajza nëse jeni ndjerë të ofenduara, por nuk e kam pasur në kuptimin që të ju ofendoj, kështu që ju kërkoj falje shumë edhe desha të them se lidhjen time me Dean nuk mundet që ta prishë asgjë./tvklan.al