Protagonistja e parë e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ka bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në studion e së “Dielës Shqiptare” pasi është pjesë e një tjetër programi në Tv Klan.

Klaudia është një prej gazetareve të programit të dashur të pasdites, “Rudina” dhe ka një histori për të ndarë e dikë për të falenderuar. Por përpara se të mësojmë për këtë, jemi kureshtarë të dimë si është të punosh në një program të përditshëm si “Rudina”, por edhe me vetë moderatoren e tij, Rudina Magjistarin.

Ardit Gjebrea: Klaudia , sa vite ke që punon në Klan?

Klaudia: Në Klan kam vetëm 1 vit, jam herët, por kam punuar në media të tjera si gazetare.

Ardit Gjebrea: Je me “Rudinën” apo jo?

Klaudia: Po.

Ardit Gjebrea: Përpara se të më tregosh për atë çka ke ardhur, si është të punosh me “Rudinën”?

Klaudia: Është bukur, ti rritesh, mëson ç’do të thotë të jesh një gazetare  e vërtetë, si t’ia dalësh vetë në jetë dhe të gjitha ato normat që gazetaria përmban.

Ardit Gjebrea: Po Rudina?

Klaudia: Rudina e ëmbël siç duket edhe në ekran, edhe shumë korrekte./tvklan.al