Daniele De Rossi u shkarkua nga drejtimi i Romës në fillim të kampionatit, pas rezultateve negative të arritura nga skuadra.

Asokohe në mediat italiane, u raportua se trajneri ishte mërzitur shumë nga shkarkimi dhe kishe thënë se nuk do të kthehej më në Trigoria (Qendra stërvitore e Romës).

Megjithatë, kjo është mohuar nga vetë De Rossi, i cili theksoi se një ditë do të rikthehet sërish te Roma.  

“Unë nuk kam thënë kurrë që nuk do të rikthehem te Roma. Kjo është shtëpia ime. Kam kaluar më shumë kohë te Roma sesa në shtëpinë time. Në një vend ku njeriu ndihet si në shtëpinë e tij, kthehet sërish. Siç jam kthyer në Coverciano, do të rikthehem edhe në Trigoria”, deklaroi De Rossi.  

Roma e zëvendësoi De Rossi-n me Ivan Juric, por edhe ky i fundit u shkarkua për mungesë rezultatesh dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur një trajner të ri. /tvklan.al