Zoë Kravitz dhe Channing Tatum i kanë dhënë fund lidhjes 3-vjeçare.
Burime për “People” konfirmojnë se dy yjet e Hollywood janë ndarë një vit pasi zyrtarizuan fejesën. 44-vjeçari u shfaq krah Kravitz më 6 tetor, por në javët e fundit aktorja është parë pa unazën e fejesës.
Vetëm pak orë para se të publikohej lajmi i ndarjes, Tatum ka postuar projektin e ri filmik, “Alpha Gang” ku do të luajë me Kravitz. Veç tyre, në film do të jenë Cate Blanchett që është edhe producente, Steven Yeun, Léa Seydoux dhe Riley Keough.

Në premierën e “Blink Twice” në gusht, film ku Kravitz ishte producente, ajo foli për raportin me Tatum. “Arti është gjuha jonë e dashurisë. Mendoj se është ajo që duam dhe na pëlqen të flasim për të, ta përjetojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin”.
Ndërsa aktori shtoi: “Do të them këtë kur bëhet fjalë për të krijuar diçka me dikë që jeni në lidhje apo i dashuruar, e sugjeroj. Nëse po mendoni që të bëni fëmijë apo të martoheni, shko dhe bëj projektin më të vështirë kreativ me partnerin tënd”.

Deri më tani asnjëri prej dyshes nuk ka konfirmuar diçka zyrtare për mediat./tvklan.al