Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ora 5 e pasdites së sotme ka mbledhur mijëra të rinj kryeqytetas në Pallatin e Kongreseve në takimin e madh me Edi Ramën. Në mënyrë tepër spektakolare, ka dashur të prezantohet para mijëra të rinjve kryeqytetas Edi Rama. I shoqëruar me brohoritje, thirrje përgëzuese e duartrokitje, Edi Rama ka dalë në skenën e Pallatit të Kongreseve në një takim spektakël.

Edi Rama:- “Gjatë fushatës sime elektorale, për kryetar i bashkisë së Tiranës, kam folur me grupe të ndryshme njerëzish, të cilët më kanë shprehur idetë, dëshirat dhe nevojat e tyre. Sot unë qëndroj këtu përpara jush, që përfaqësoni shpresën e qytetit dhe të vendit tonë për t’ju ftuar të gjithëve të përqafojmë bashkarisht të ardhmen e qytetit dhe të vendit tonë. Me përulësi unë kërkoj votën e brezit tuaj më 1 Tetor”.

Më pas Edi Rama kandidati për kryebashkiak i Tiranës, ka prezantuar stafin e këshillit bashkiak, ku për herë të parë do të jetë edhe një gjimnaziste. Monika Kryemadhi, Blendi Fevziu, Dhora Leka, Blendi Klosi, Koço Danaj, Lidra Mejdani etj, do të jenë këshilltarët që Rama propozon në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar prej tij./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj