Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me një dite vonese ka bere publik prezantimin e kandidateve te cilët do te garojnë ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit edhe pse nuk ka preferuar te ndalet ne emra konkretë.

Kjo konference e numrit një te selisë roze me mediat vjen ne një kohe kur depozitimi i listës u be ne shkelje te afateve te përcaktuara ne ligjin elektoral, qe i njeh subjekteve politik si limit kohor për depozitimin e tyre pranë KQZ, orën 00:00 te datës 19 Maj.

Ka qene përfaqësuesi ligjor i PS-se, Genc Gjonçaj ai qe i ka depozituar ato ne orën 8 pa dhjete te mëngjesit, por ajo qe bie ne sy ne listat e selisë roze është fakti se e para e renditur ne te për qarkun e Tiranës është një grua jashtë jetës aktive te politikes, Vasilika Hysi, ndërkohë qe te gjitha subjektet e tjerë partiak kane ne krye te emrave kryetarin e partisë ose atë te degës se kryeqytetit, por këto vonesa për kryetarin Rama nuk ndikojnë aspak ne procesin zgjedhor.

Edi Rama: “Unë nuk mendoj që kjo ka lidhje me gjësend tjetër, përveçse me interpretime të ndryshme të kohës së përgatitjes dhe dorëzimit të listave”.

Gjate komunikimit me mediat kryetari socialist rikonfirmoi se nuk ka ndërmend ta lere tashme ne prag te zgjedhjeve postin e kryetarit te bashkisë me këtë argument.

Edi Rama: “Unë pa asnjë dyshim jam këtu në këtë sfidë për të udhëhequr këtë skuadër fituese dhe për të marrë mandatin e kryeministrit, për të qeverisur Shqipërinë dhe sigurisht edhe Tiranën bashkë me të gjithë Shqipërinë në bashkëpunim me kryetarin e ardhshëm të bashkisë, i cili do të jetë kryetari i bashkisë që ne do t’i propozojmë kryeqytetit. Në rast se unë do ndërprisja në mënyrë unilaterale kontratën me qytetarët e qytetaret e Tiranës për të futur emrin tim në listën e deputetëve dhe e përsëris për të lënë bosh nesër një vend për shkak të detyrimeve si kryeministër do të duhej që Tirana të zhvillonte zgjedhje. Po tani kjo do të ishte e padrejtë”.

Por numri një i selisë roze iu përgjigj dhe interesit te medias ne lidhje me mospërfshirjen ne listat e PS te dy prej personaliteteve politik të kësaj partie, siç është ish kryetari socialist, Fatos Nano dhe ish presidenti Rexhep Mejdani.

Edi Rama: “Fatos Nano i ka kthyer kurrizin Partisë Socialiste dhe unë jam shumë i keqardhur që Fatos Nano është i vetmi ish kryetar i një partie që bën thirrje për të mos votuar partinë e tij. Presidenti Mejdani gëzon respektin tim më të lartë, por lejomëni t’ju them se nga njëra anë në Evropën ku ne duam të integrohemi krerët e shtetit kanë vend në senat dhe jo në dhomën e ulët të përfaqësimit. Ne nuk e kemi senatin. Në rast se do të kishim senat pa asnjë dyshim presidenti Mejdani do të ishte një senator i nderuar”.

Gjate prezantimit te kandidateve të Partisë Socialiste, Rama tha se synon qe te marre ne këto zgjedhje 72 deri ne 75 deputete. Sipas tij 30 % e kandidateve rikonfirmohen për te disatën here ne këto zgjedhje dhe 70% e tyre janë kandidate, te cilët garojnë për here te pare për te qene pjese e parlamentit te ardhshëm./tvklan.al