Titujt kryesorë 05 Korrik 2009, ora 19 30
Meta: Rama më ofroi postin e kryeministrit me vota të trafikuara
Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi për Zërin e Amerikës se bashkepunimi me Berishën për qeverinë e Integrimit është një risi politike në sherbim të vendit. Ai tha se ka marrë oferta nga Rama për tu bërë kryeministër me vota të trafikuara nga mazhoranca.
LSI, konventë e jashtëzakonshme për bekimin e qeverisë
Një ditë pasi kreu i LSI, Ilir Meta, pranoi ftesën për bashkëqeverisje me kryeministrin Berisha, kryesia e LSI kërkoi sot thirrjen e Konventës Kombëtare, për të miratuar nisjen e negociatave me PD për krijimin e qeverisë së re të integrimit.
Ceka: PD-LSI, marreveshja e duhur. Rama te jape doreheqjen
Presidenti i PAD, Neritan Ceka, vlerëson se bashkëqeverisja PD-LSI është e justifikuar. Ai thotë gjithashtu se Rama, duhet të ndjekë traditën e themeluar nga ish kryetari Nano, atë të institucionit të dorëheqjes. Marreveshja pershendetet edhe nga politika kosovare.
Mbarojnë zgjedhjet, gati qeveria e re. Qytetaret i kthehen plazhit
Përfundimi i zgjedhjeve duket se ka kthyer dhe jetën normale të qytetarëve, të cilët kanë lënë pas politikën dhe iu janë rikthyer plazheve. Bregdeti i Durrësit ka qënë sot plot e përplot me pushues nga vendi dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia.
“Histori me zhurmues”, rrugëtim në vitin 76 me Kushtetutën dhe Dinamon
Histori me zhurmues rikthehet sonte në TV Klan ndërsa do të fokusohet në vitin 1976 që shënon miratimin e Kushtetuës që e ktheu Shqipërinë në Republikë Popullore Socialiste si dhe famën që shoqëroi ekipin e futbollit të Dinamos.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 05 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço