Titujt kryesorë 29 Qershor 2010, ora 19:30
Transparenca e bashkisë, Prefekti: Rama me standarde të dyfishta
Prefektura dhe Bashkia e Tiranës vijojnë polemikat për transparencën e fondeve që bashkia përfiton nga pushteti qendror. Prefekti Kruja e ka akuzuar sot Edi Ramën se përdor standarde të dyfishta në interpretimet ligjore me qëllimin e vetëm për të mos iu nënshtruar transparencës së parave që menaxhon.
Opozita, kundër transparencës së fondeve publike
Ndërkohë opozita kak undërshtuar sot projektligjin për inspektimin financiar të fondeve publike, i cili parashikon kontroll mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit jo vetëm nga institucionet, por edhe sipërmarrjet private që përfitojnë fonde shtetërore.
Berisha: Kapitull i ri në luftën kundër varfërisë
Kryeministri Berisha u kërkoi sot kryetarëve të komunave në mbarë vendin bashkëpunim për të nisur një kapitull të ri në luftën kundër varfërisë e për ta çrrënjosur atë nga çdo familje shqiptare.
Meta: PS po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve vendore
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta akuzon lidershipin socialist se po bllokon reformën zgjedhore me qëllimin e vetëm për të krijuar alibi për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Reforma zgjedhore kërkohet edhe nga Parlamenti Europian.
Paraguaj në çerekfinale, pritet supersfida Spanjë-Portugali
Pas 120 minutave lojë të barabartë, Paraguaj mposht nga pika e parë e penalltisë Japoninë dhe bëhet skuadra e shtatë që merr biletën për në çerekfinalet Afrika e Jugut 2010. Tetëshja e Botërorit plotësohet në mbrëmje me fituesin e supersfidës Spanjë-Portugali.
Forbes: Oprah Winfreu, VIP-i më i pushtetshëm në botë
Revista prestigjoze Forbes ka publikuar listën e personazheve publikë më me influencë në botë. Në krye të saj renditet prezantuesja e njohur amerikane, Oprah Winfreu.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 29 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço