Shqipëria ndodhet në një diktaturë të dytë, sipas kryetarit të PD, Sali Berisha.

Në prezantimin e programit elektoral për të përndjekurit politik, kryedemokrati tha se ashtu si në kohën kur vendi drejtohej nga Enver Hoxha, në vendin tonë nuk ka më zgjedhje të lira përsa kohë Kryeministër është Edi Rama.

Berisha thotë se PS i fiton zgjedhjet duke përdorur bandat.

Për kryedemokratin, Rama po kryen genocid në Shqipëri.

Fuqizimin e PS nuk e shikon vetëm si pasojë e bandave, por edhe si pasojë e mbështetjes së SHBA gjatë kohës së administratës Biden.

Ligjin e investimeve strategjike e cilësoi si  një ligj të plaçkitjes së pronave.

Teksa thotë se veprimet e qeverisë “Rama” vijnë si hije nga e shkuara, kreu i demokratëve thotë se në vendin tonë duhet një ligj për dekomunistizimin.

Në programin e saj për të përndjekurit politik, PD parashikon që të miratojë një ligj për dënimin e krimeve të komunizimit, përfaqësimin e të përndjekurve politik në nivele vendimmarrëse si dhe përjashtimin nga politikëbërja apo nga institucione të tjera publike të punonjësve të ish-sigurimit të shtetit apo të bashkëpunëtorëve të tij.

Klan News