Titujt kryesorë 30 Shtator 2010, ora 19:30
PS sfidon SHBA, nuk voton Gjykatën Administrative
Partia Socialiste ka injoruar ultimatumin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke refuzuar të votojë ligjin për Gjykatën Administrative. Kryeministri Berisha i akuzoi se me këtë qëndrim po mbronin interesa korruptive të Edi Ramës.
Gjykata Administrative, të gjithë sektorët e biznesit kundër PS
Bizneset kryesore të të gjitha niveleve kanë reaguar bllok kundër refuzimit që socialistët i bënë edhe sot Gjykatës Administrative. Ata i kanë kujtuar Partisë Socialiste se kjo gjykatë është me rëndësi jetike.
Banda e Lushnjes, prokuroria kërkon 2 dënime të përjetshme
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënime të përjeshtme për dy anëtarë të bandës kriminale të Lushnjes dhe 65 vjet burg për katër anëtarë të tjerë të saj.
Rama punon vetëm pasi shikon lajmet në TV Klan
Bashkia e Tiranës punon vetëm pasi Edi Rama shikon lajmet e Televizionit Klan. Një ditë pasi në edicionin informativ u transmetuan një kronikë për gjendjen skandaloze të një rruge, bashkia ka dërguar një ekip punëtorësh.
Clinton në Ballkan: Kosova e Serbia të pajtohen
Pak ditë nga vizita e planifikuar në Kosovë e Serbi, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u bëri thirrje Prishtinës e Beogradit të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.
Trajneri i kombëtares shtrohet në spital, pëson hemoragji cerebrale
Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe ka pësuar një hemoragji cerebrale, pro sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tekniku i ekipit kuq e zi kishte patur edhe më parë probleme me shëndetin.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 30 Shtator 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi