Lajme, #edicioniinformativ ora 00:02 data 16 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 16 Dhjetor 2024 Rama:

Rama: Do rrisim fondin për pensionet. Premtimet e opozitës, si qilimat fluturues Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po punon për rritjen e fondit të pensioneve përmes të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe buxheti i shtetit. Premtimet e opozitës për rritje të pensioneve dhe pagave i cilëson si përralla me qilima fluturues

Berisha: Do miratojmë karten e konsumatorit, rimbursim 100% produkteve të shportës për pensionistët Sali Berisha premton se me ardhjen në pushtet do të krijohet karta e konsumatorit, me të cilën do rimburësohet 100%, TVSH-ja e produkteve bazë të shportës. Nga kjo masë do përfitojnë jo vetëm pensionistët, por të gjitha kategoritë në nevojë.

Zgjedhjet, regjistrimi i emigrantëve bëhet nga 11 janari në 11 mars. Celibashi: Nuk ka kosto Emigrantet qe duan te votojne ne zgjedhjet e 11 majit mund te regjistrohen ne plaftormen e ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 11 janari deri me 11 mars. Kryekomisioneri Celibashi thote se regjistrimi eshte pa kosto.

GJKKO njihet me rezultatet e hetimeve për dosjen “Partizani”. SPAK apelon lirimin e Sali Berishës Gjykata e Posaçme dëgjon përfundimet e hetimeve të SPAK për dosjen “Partizani”, për të cilën janë ngritur akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit dhe 3 personave të tjerë. SPAK ka apeluar nderkohe lirimin e Berishes.

Rrëzohet qeveria në Gjermani, Scholz nuk votëbesohet. Vendi drejt zgjedhjeve me 23 Shkurt Nuk ka supriza në Gjermani. Pas përçarjes së koalicionit, kancelari Olaf Sholz humbi mocionin e votbesimit ne Bundestag. Kjo i hap rrugë shpërndarjes së parlamentit dhe çuarjes së vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme me 23 shkurt.

/tvklan.al