Viti 2024 do të mbahet mend gjatë nga Edon Zhegrova. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në radhët e Lil, duke qenë vendimtar për skuadrën franceze. 25-vjeçari ka shënuar 8 gola në të gjithë kompeticionet, 4 prej të cilëve në kampionat.
Një ecuri tejet pozitive për Zhegrovën që ka tërhequr vëmendjen edhe të tifozëve. Me 32.87% të votave, futbollisti me tipare sulmuese është përfshirë në formacionin e vitit të ndërtuar nga LëKip. Media franceze e ka pozicionuar Zhegrovën në krahun e djathtë të sulmit, në një skemë 4-2-4, për të qenë mes më të mirëve në Francë.
Cilësitë e Zhegrovës janë të padiskutueshme teksa ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane që janë gati për të firmosur me 25-vjeçarin. Pikërisht mosha e re e bën futbollistin shqiptar të përfaqësueses së Kosovës një përforcim tepër të rëndësishëm edhe për të ardhmen.
Klan News