Si shumë shqiptarë në vitet ’90, edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj emigroi drejt Italisë.

Falë punës së tij, ai është bërë sot një sipërmarrës në shtetin fqinj. Por, emigrimi në Itali në ato vite nuk ka qenë i lehtë.

Kufirin drejt Italisë, së bashku me familjen, e kaloi me dokumente false.

Këtë pjesë të historisë së tij, Eduart Ndocaj e ka shkruar në një libër, dhe fragmentin ku rrëfen se si i shpëtoi policisë italiane, e lexoi moderatorja Alketa Vejsiu në studion e “Dance With Me” në Tv Klan.

Falë dhe dokumenteve që arrita të siguroja për nusen, vendosëm dhe u nisëm drejt Italisë. Zonja ime udhëtonte me dokumentet false. Ishim unë, nusja ime, motra dhe djali i saj Paolo. Arritëm të nesërmen në Bari dhe policia na kontrolloi me imtësi. Por mua po më pushonte zemra nga frika, por u përmbajtja dhe mos transmetoja jashtë asnjë emocion policit. Policia Kufitare Italiane është psikolog i mirë, të gjithë janë psikologë shumë të zotë dhe studiojnë çdo lëvizje, qoftë dhe lëvizjen e buzëve apo mënyrën si lëvizin qerpikët. Dhe kështu po përpiqesha të mos transmetoja asnjë emocion për të mos u lënë asnjë lloj dyshimi. Ia hodhëm, kaluam me dokumente false”, shkruan Ndocaj në librin e tij. /tvklan.al